Maqedoni

Kryeministri Zaev u takua me aktivistë qytetarë nga “No pasaran” dhe KSOM

zajko_1507902232-7110696

Një nga qëllimet kyçe të programit qeveritar është që t’i ulim shpenzimet e qytetarëve dhe t’i kthejmë të hollat tek ata.

Nevojitet, që të mundësojmë dalje nga ky rreth i magjepsur dhe ta përforcojmë kapacitetin financiar tek qytetarët, porositi kryeministri, Zoran Zaev në takimin e sotëm në Qeveri me përfaqësues të Shoqatës për mbrojtje të së drejtave të qytetarëve” No pasaran” dhe Konfederatës së sindikatave të Maqedonisë (KSOM). Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në takimin me kryeministrin, Anga Gligorova dhe Marjan Nenov nga “No pasaran” dhe Marjan Risteski dhe Kristina Anteska nga KSOM, si dhe përfaqësuesi i tyre juridik avokati Donçe Stamenkov, i prezantuan kërkesat e dhe sugjerimet e tyre për ndryshim të Ligjit për përmbarim dhe Ligjit për noteriat, me qëllim që të zvogëlohen problemet me të cilët ballafaqohen qytetarët gjatë pagesës së borxheve.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top