Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka uruar besimtarët e konfesionit katolik për festën e Pashkëve.

“Festat fetare dhe kremtimi i tyre na rikujtojnë dhe na kthejnë në rrugën kah synimet e vërteta jetësore, dhe ato janë respekti, nderi dhe besimit. Kjo ditë, le të na rikujtojë edhe në qëllimin e përbashkët për jetë më të mirë dhe ardhmëri, si për ne ashtu edhe për gjeneratat që vijnë, pa dallim në përcaktimin etnik apo religjioz”.

​Xhaferi gjithashtu i ka falënderuar për kontributin e Kishës katolike dhe bashkësisë katolike në Republikën e Maqedonisë.

Loading...