Kryespiuni i vdekur rus ka pasur lidhje të forta në Tiranë?

Shefi i shërbimit sekret ushtarak rus, Sergej Sergun, para vitit 1998 ka qenë atashe ushtarak i Rusisë në Shqipëri, thuhet mes tjerash në biografinë e tij, shkruan gazeta Lajm.

Sipas mediave më gjuhët sllave, gjatë kësaj kohe ai ka realizuar raporte me përfaqësues politikë dhe ushtarakë në Tiranë. Ndryshe Kremlini ka njoftuar se kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas. Përmes një deklarate të postuar në Internet, Kremlini ka thënë se, presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur” . Sergun, 58-vjeçar, i cili ka qenë në krye të “GRU” që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse. Përmes deklaratës, Kremlini, nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes. Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe Forcave të Armatosura. GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun, nuk ishte i njohur si figurë publike.

Loading...