Kryetari i Çairit, Visar Ganiu natën e Vitit të Ri në stacion policor, ja pse! (Foto)

Kryetari i komunëssë Cairit, Visar Ganiu ka vizituar në natën e ndërrimit të motmoteve stacionin policor të Bit Pazarit dhe repartin e kujdestarisë së zjarrfikësve, shkruan Gazeta Lajm.

“Në natën e ndërrimit të motmoteve vizitova stacionin policor të Bit Pazarit dhe repartin e kujdestarisë së zjarrfikësve për të vëzhguar nga afër gatishmërinë e tyre për intervenim eventual gjatë kësaj nate festive. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Qoftë i mbarë për të gjithë viti 2018!”, ka shkruar Ganiu në facebook, duke postuar edhe fotografitë nga vizitat e bëra.

FB_IMG_1514761908355

FB_IMG_1514763370764

FB_IMG_1514763392199

Loading...