Kryetari i Demir Hisarit, Marijançe Stojanovski, është njoftuar pas lajmeve të mbrëmshme nëpër mediume për kërcënimet e tij ndaj të punësuarve në shkollën fillore “Goce Dellçev”, në Demir Hisar.

“Në lidhje me montimin e video inçizimit i cili po qarkullon nëpër portale, televizione dhe radio, ju informojë dhe ju lajmëroj për hapat e ardhshme. Së pari, periudha kur është inçizuar video është e datës 22.01.2018, dita e parë e shkollës në sezonin e dytë të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Demir Hisar dhe nuk ka të bëj fare me kërcënime dhe ndikim tek qytetarët e Demir Hisarit për referendumin e caktuar të vitit 2018. Pjesëmarrja ime në hapësirat e SHF “Goece Dellçec” ishte me kërkesën e një grupi prej 30 prindërish të cilët mbajtën takim për shkak të protestës së dy arsimtarëve të pakënaqur nga risistemimi i vendit të punës në institucionet arsimore ku punojnë, çka është e drejtë ligjore e personit që udhëheq me shkollën. Më herët, një pjesë e prindërve më janë lajmëruar dhe më kanë njoftuar për protestën dhe pakënaqësinë e dy arsimtarëve”, thuhet në deklaratën e Stojanovskit.

Ai kërkon nga të gjithë mediat e shkruara, audio dhe video që të kërkojnë falje për prishjen e imazhit të tij, ndërsa nga personi i cili ka inçizuar videon të jep informacion në institucionet kompetente, në të kundërtën do të ngrihet padi penale nga vetë ai deri tek institucionet kompetente. 

Loading...