Maqedoni

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata për të përditshmen turke “Sabah”: Duhet të jemi të unifikuar me politikën e Erdoganit

ruzhdi-lata-erdogan-696x368

Ditëve të fundit , kryetari i Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, gjegjësisht në Komunën e Erenlerit, me të cilën Komuna e Dibrës është e binjakëzuar.

Gjatë vizitës atje, kryetari Lata pati edhe një intervistë për të përditshmen turke “Sabah”, ku ai foli për Turqine, për popullin turk, marrëdhëniet dhe bashkëjetesën 500 vjeçare me shqiptarët, shprehu opinionin e tij për politikën zyrtare të Turqisë, për politikat e kryetarit Erdogan, për rreziqet që vijnë nga organizata terroriste “Feto” dhe për nevojat e bashkëpunimit mes dy popujve.

Sipas z. Lata, politika zyrtare e Turqisë e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan është në rrugë të drejtë, ka sjellur drejtësinë, ka unifikuar shoqërinë turke dhe atë islame, dhe se është një “rrugë” që duhet ndjekur nga të gjithë shtete islame.

Duke folur për të kaluarën e përbashkët dhe qeverisjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, z. Lata tha : “Kur bëhet fjalë për Turqinë, ndjehem sikur të jem në shtëpinë time. Turqi udhëhiqte me të gjithë Ballkanin dhe për 500 vjet ne jetuam bashkë. Shpresojmë që me këta politika të Rexhep Tajip Erdogan, i ndjekur nga drejtësia dhe politikat e forta bashkuese për mbarë botën turko-islame ne do të jetojmë së bashku për mijëra vjet së bashku. Ne jemi të gatshëm të bëjmë bëjmë detyrat tona për këtë çështje dhe atë duke bashkëpunuar të gjitha komunat”.

Duke folur për organizatën terroriste “Feto”, z. Lata u shpreh kategorik se jo vetëm në komunën që ai udhëheq, por edhe më gjerë, nuk ka asnjë perkrahës dhe pjesëtar të organizatës terroriste “Feto”.

” Jeni të sigurtë se as në komunën që unë udhëheq, por as edhe në komunat përreth, nuk ka asnjë përkrahës të “Feto”-s”. Ne që nga periudha e sundimit të Perandorisë Osmant jemi muslimanë dhe do të ngelim muslimanë. Në shkollat tona fetare mësohet Kurani i shenjtë dhe dëshirojmë që fenë ta kuotojmë sa më mirë. Si pjesë të programit dhe vizionit tonë ne kemi realizimin e projekteve të përbashkëta me stetin turk.

Dikush ka dëshirë që të na ndajë ne dy popujv; shqiptar e turk, por e kotë, nuk do ia arrijnë ngase ne do të bëjmë ç’mos që këto marrëdhënie të forcohen edhe më shumë”, tha në fund z.Lata.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top