Kryetari i komunës së Novo Sellës, Stojçev u dënua me 18 muaj burg

Pas debatit të sotëm kryesor, gjykata e Strumicës i shqiptoi aktvendimet për kryetarin e Novo Sellës – Boro Stojçev dhe personat e tjerë të cilët më 10 korrik u kapën në lokalitetin e quajtur “Popova çuka” se si transportonin cigare. Siç informuan nga gjykata, kryetari Stojçev u dënua me një vit e gjashtë muaj burg, ndërsa djali dhe nipi i tij morën dënim me burg prej një viti. Për shkak të arsyeve shëndetësore, bashkëshortja e kryetarit mori dënim me kusht, ndërsa personi i cili është dashur ta vëzhgojë terrenin nga policia u dënua me tetë muaj burg.

Prokuroria Themelore Publike para debatit të sotëm e ndryshoi aktakuzën dhe të dyshuarit nuk u gjykuan për punë me kontrabandim, por për vepër penale tentim për transportim të mallit të paparaqitur.

Të gjithë të akuzuarit e pranuan veprën penale për çka kanë të drejtë në ankesë deri tek Gjykata e Apelit në Shtip vetëm për kohëzgjatjen e dënimeve. Sipas aktakuzës, hiqet edhe masa e paraburgimit për çka prokuroria ka të drejtë në ankesë.

Kryetari i Novo Sellës me të afërmit e tij u kap dy kilometra para kufirit Maqedoni-Bullgari, ku në dy automjete në terren kanë transportuar 33 mijë kuti cigare të markës Kalipso në vlerë prej një milion e 200 mijë denarësh.

Loading...