Kryetari i Lëvizjes BESA Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, Skender Rexhepi-Zejdi, i pranuan në takim përfaqësuesit e Këshillit të Themeluesve të ASH-së, me ç’rast u zhvillua një bisedë konstruktive lidhur me mundësinë e ecurisë së përbashkët politike.
Kryetari Gashi foli mbi përparësitë e platformës politike të Lëvizjes BESA në drejtim të sigurimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të qytetarëve në përgjithësi, si dhe të shqiptarëve në veçanti, ndërsa përfaqësuesit e Këshillit të Themeluesve të ASH-së deklaruan se rrugëtimi i tyre politik i ka bashkuar me idealet politike të Lëvizjes BESA, duke shpresuar se ashtu do t’i mishërojnë edhe synimet e saj duke u bërë edhe pjesë e strukturave politike të Lëvizjes BESA.
Në fund të gjithë u dakorduan që në një të ardhme të afërt të realizohet një tubim më i gjerë, ku do të shpaloset detajisht platforma dhe programi i Lëvizjes BESA.

Loading...