Kryetari i një qyteti indonezian, teston pjesëtarët e forcave të rendit duke i shqelmuar në bark

Ahyar Abduh është kryetari i qytetit Matram të Indonezisë, që aplikon një metodë të pazakontë, për të testuar fuqinë e pjesëtarëve të forcave të rendit.

Këta të fundit dalin në radhë dhe sforcohen, teksa presin që të shqelmohen fuqishëm në bark, transmeton Telegrafi.

“Ata nuk e kanë bezdi t’i nënshtrohen këtij testimi, madje ndjehen të lumtur që u përzgjodhën për tu goditur prej kryetarit”, ka thënë një zyrtarë i kabinetit të Abduh.

Disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kanë konsideruar si veprim të pavend, goditjen e pjesëtarëve nëpër ceremoni publike.

“Mirë që nuk iu shqyen pantallonat”, ka qenë një prej komenteve të videos, ku shihet kryetari teksa tregon aftësitë që ka në artet marciale.

 

Loading...