Kryetari i Preshevës: Ose krejt Lugina bashkohet me Kosovën, ose vazhdojmë luftën brenda Serbisë! (Video)

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e përshëndet iniciativën për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke e vlerësuar si kurorë të referendumit të shqiptarëve në :Luginë që është mbajtur në vitin 1992. Ai thotë se edhe qytetarët e Preshevës e kanë pranuar me gëzim këtë ide, por se njëkohësisht tek ata mbretëron skepticizëm. Në intervistën ekskluzive për GAzetën Lajm dhe LajmTv, Arifi thekson se skepticizmi para së gjithash buron nga mungesa e detajeve se çka në të vërtetë paraqet ky propozim. Në opinion qarkullojnë infromacione sipas të cilave Lugina do t’i bashkangjitet Kosovës vetëm deri në autostradë dhe se fshatrat shqiptare që janë në lindje të autostradës, do të mbeten nën Serbi. Kjo është e papranueshme për kryetarin e Preshevës, por edhe për spektrin politik shqiptarë në përgjithësi në Luginë. “Ose krejt Lugina shkojmë bashkë me Kosovën, ose mbetemi krejt këtu dhe e vazhdojmë luftën brenda Serbisë”, thekson Arifi. Në fjalorin e tij ende vërehet theksi gjerman, duke pasur parasysh se deri para ca viteve ka jetuar kryesisht në Gjermani dhe se gjuhën shqipe gati nuk eka zotëruar fare. Pikërisht për këtë arsye bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e krahason me rënien e Murit të Berlinit. “Si fëmijë kam pasur rastin që t’i gëzohem rënies së murit të Berlinit në Gjermani. Do të kisha dashur që tani is kryetar komune t’i gëzohem rënies së murit mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës”, thekson ai, pa harruar të përsërisë vazhdimisht se është kundër çfarëdo zgjidhje parciale për Luginën, por vetëm për zgjidhje në tërësi. Poashtu thekson se Serbët e Luginës nuk duhet të frikohen nga bashkimi me Kosovën, duke premtuar se në Kosovë atyre do të ju garantoheshin të gjitha të drejtat si qytetarë të barabartë. Ai kritikon politikën zyrtare të Tiranës ndaj shqiptarëve të Luginës, por edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni. “Serbia ndan 300 milionë euro për serbët e Kosovës. Sa ndan Shqipëria? Dhanë një shumë qesharake prej 100 mijë euro për maternitetin në Preshevë. Edhe Shqipëria e Kosova duhet të ndajnë 300 milionë euro për shqiptarët në Maqedoni, Luginë e Mal të Zi”, thekson Arifi. Në këtë intervistë ai flet edhe për bashkëpunimin me Maqedoninë, ku si temë e pashmangshme është hapja e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan, që lidh fshatrat e komunës së Preshevës me fshatrat e komunës së Likovës. Edhe pse bëhet fjalë për fshatra që i ndajnë vetem megjet e arave, banorët e tyre duhet të kalojnë 40 kilometra për të arritur nga njëri fshat në tjetrin, përmes vendkalimit kufitar në Tabanoc. Vendkalimi Llojam-Miratoc është bë sinonim i premtimeve të rrjeshme parazgjedhore në Maqedoni. Mirëpo kryetari i Preshevës thotë se ky vendkalim së shpejti do të bëhet realitet edeh pse Maqedonia ngec në krahasim me Serbinë.

Loading...