Kryetari i Zvicrës, Alain Berset ështē dukur një njeri aq i thjeshtë sot në rrugët e New York. E gjithë bota tashmë ka parë imazhin e një kryetari i cili në pauzën e punimëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ulët në trotuar dhe mbanë shënime, përcjell Kosova Post.

Në foton e ndarë nga EPA, Berset duket se është përqendruar më shumë tek shenimet me rëndësi sesa mënyra se ku është ulur.

Ky veprim i tij lë të kuptohet se shtetet në zhvillim kanë arritur suksese falë thjeshtësis së liderëve të tyre, e kjo tregon më së mira për Zvicrën që është qyteti më sigurinë me të madhe në Evropë pa anashkaluar edhe zhvillimin ekonomikë ku rënditen ndër të parët.

Ndryshe, liderë të shumtë botëror po marrin pjesë në Asamblen e OKB-së, ku në mesin e tyre hyjnë edhe liderë nga Kosova. Sa do kishim qenë të lumtur si Kosovë të kishim imazhin e kësaj fotografie, e jo gafin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, derisa ngiste për ti kapur dorën Presidentit amerikan Donald Trump i cili mbeti edhe i habitur nga veprimi i Pacollit.

Krerët e shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli gjenden në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblen e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Loading...