Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se sot i është drejtuar KEDS-it me anë të një letër nga ku i ka kërkuar që të mos ua ndal rrymën, pasi siç ka thënë ai, kjo dukuri është shpeshtuar ditëve të fundit.
Tahiri, pret që KEDS të sillet me përgjegjësi brenda kuadrit ligjor në orfrimin e shërbimit për qytetarët që paguajnë rregullisht energjinë elektrike

Kërkesa e Tahirit:

Komuna e Vushtrrisë me ditë të tëra është duke u ballafaquar me mungesën e energjisë elektrike si në qytet ashtu edhe në disa fshatra. Ankesat e shumta të qytetarëve në adresë të Kryetarit të komunës janë pothuaja se të çdo ditshme pasi që në jetën e tyre të përditshme mungesa e energjisë elektrike iu krijohen probleme dhe vështirësi të shumta sidomos në ushtrimin e veprimtarive biznesore. Në mungesë të energjisë elektrike iu shkaktohen dëme të mëdha materiale në veçanti të mallrave në frigoriferë me përmasa më të mëdha.

Pres që KEDS të sillet me përgjegjësi brenda kuadrit ligjor në orfrimin e shërbimit për qytetarët që paguajnë rregullisht energjinë elektrike./Lajmi.net/

Loading...