Shumë njerëz pozitën e preferuar e kanë me këmbë të kryqëzuara.

Supozohet se kjo mënyrë e të ulurit është elegante dhe e përshtatshme për vendet në publik. Por studimet thonë se kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Mund t’ua rrisë presionin në gjak

Studime të ndryshme e kanë konfirmuar se kryqëzimi i këmbëve mund ta rrisë presionin në gjak, por vetëm përkohësisht. Kryqëzimi i këmbëve nuk e rrit presionin në gjak përgjithmonë.

Mund të shkaktojë dhembje në qafë dhe shpinë

Sipas një fizioterapisti, Vivian Eisenstadt ju mund të keni dhimbje në shpinë dhe në qafë nëse zakonisht qëndroni me këmbë të kryqëzuara. Ajo thotë se në këtë pozicion ijët janë më të lakuara dhe kjo shkakton zhbalancimin në pjesën e legenit. Kjo do të ushtrojë presion mbi shpinë dhe që ka të ngjarë të qojë në dhimbje, transmeton Klan Kosova.

Mund të shkaktojë dëmtim të nervave

Siç e dimë, nervi shiatik është më i gjati në trupin e njeriut dhe vjen nga pjesa e pasme e shpinës e deri te këmbët. Në lidhje tjetër e nervit shiatik është nervi peroneal. Çdo presion në këtë nerv të rëndësishëm si për shembull kryqëzimi i këmbëve, mund të shkaktojë mpirje dhe ndjesi shpimi sikur me gjilpërë, e me kalimin e kohës kjo mund ta dëmtojë shumë rëndë këtë nerv.

Loading...