Kryqi i Kuq në Tetovë ka ngelur pa objekt (VIDEO)

Organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë pretendon se ju është marrë ilegalisht prej tyre një objekt në posedim të tyre. Kryetari i organizatës, Qatip Besimi, thotë se ky është një objekt i vendosur afër parkut të Tetovës, i cili sipas tij ishte tjetërsuar, përmes krimit të organizuar që përfshin disa institucione. E gjitha filloi në vitin 2005, kur si kryetar i Kryqit të Kuq Tetovë, Qatip Besimi, firma tetovare ka dashur të largohet nga objekti, i cili është marrë me qira nga Kryqi Kuq, edhe pse kontrata e qirasë i ka skaduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë uzurpim thotë ai, jemi ankuar në gjykatën e Tetovës, por firma blerëse ka falimentuar dhe ne kemi dashur të parashtrojmë ankesën tek menaxheri i kësaj firme. Por personi menaxher, siç tha Besimi, ndërkohë legalizoi objektin në emër të tij në një mënyrë kriminale, pasi më parë kadastra ilegalisht fshiu kryqin e kuq si pronar të pronës dhe sektori për urbanizëm pa procedurë ligjore legalizoi ndërtesën.

Nga komuna e Tetovës, u përgjigjen se nëpërmjet Sektorit për urbanizëm deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhje, përsëri kanë dërguar të gjitha dokumentet rreth procedurës për legalizimin e objektit kontestues. /Telegrafi/

Loading...