Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë një seancë në të cilën do të rishikohen disa vendime dhe raporte në lidhje me zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Në rend dite janë kërkesat për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar, vendimi për angazhimin e organeve ndihmëse, raporti për Listën zgjedhore pas përfundimit të shqyrtimit publik, anulimi i vendimit për zgjedhjen e operatorit ekonomik për shtypjen e Listës së Votuesve dhe raporti mbi tabelat reklamuese dhe billbordet dhe alokimin e rastësishëm të tabelave reklamuese dhe billbordeve.

KSHZ dje u bëri thirrje ofertuesve dhe partive që të marrin pjesë në short në të cilin do të ndahen lokacionet për tabelat reklamuese dhe billbordet për reklamat politike.

Loading...