KSHZ përmbyll listën e votuesve: 1. 806 mij e 336 votues në referendumin

Kryetari I KSHZ së Oliever Derkovski I bëri të ditura detajet, potencuar se përvec këtyre shifrave 1558 votues janë në listen e mbajtjes së dënimit me burgim apo janë të arrestuar, 2694 votues janë të regjistruar në regjistrin për votim në shtete të huaja dhe 104 votues janë regjistraur në certifikatën e vecantë si antar të këshillave zgjedhor të cilët do të realizojnë votimin në shtete të jashtme.

“Pas zbatimit të ndryshimeve në listen e votuesve të cilët pasuan nga hetimi publik KSHZ e përmbylli listen e votuesve me këtë gjendje.Numri total i votuesve të regjistruara në Kodin Zgjedhor janë 1 milion 806 mij e 336. Në certifikatat e listës së votuesve për votim në Maqedoni janë regjistraur një milion e 725 mij e 913 votues ,në certifikatën e vecantë të listës së votuesve për personat të cilët në pajtueshmëri me evidencen e organave kompetente janë jashtë për punë të përkohshme apo qëndrim në vend të huaj dhe nuk kanë parashtruar fletparaqitje për votim në përfaqësitë diplomatike apo zyrat konsullare janë 706 mij e 60 votues”, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Loading...