9 C
Skopje
Wednesday, November 21, 2018
Home Lajme KSHZ publikon rregullat e fushatës

KSHZ publikon rregullat e fushatës

Fushata për zgjedhjet lokale në vend filloi. E njëjta do të zgjasë deri më 13 tetor, gjegjësisht një ditë para heshtjes zgjedhore. Nga KSHZ thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e këtij cikli zgjedhor, ndërkohë shpalosin rregullat e fushatës për partitë politike, shkruan Alsat M.

“Partitë politike si detyrim kanë që gjatë fushatës zgjedhore të paraqesin raportin financiar deri te institucionet kompetente edhe atë të 11-tën ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore. Gjithashtu partitë duhet të dërgojnë edhe pjesën e dytë të këtij raporti para përmbylljes së fushatës zgjedhore. Komisioni shtetëror I zgjedhjeve pasi kreu të gjitha procedurat, sa I përket shqyrtimit publik por edhe nga ana e partive politike është në vijim mbi diskutimet e listës zgjedhore dhe e njëjta në bazë të kalendarit duhet të përmbyllet 29 shtator 2017, ku edhe atë ditë KSHZ duhet të nënshkruajë listën zgjedhore e cila do të jetë për votuesit”, dekalroi  Arjeta Xhemaili, zëdhënëse e KSHZ-së.

Lista të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal kanë paraqitur 19 parti dhe koalicione, ndërkaq 64 lista janë dorëzuar nga grupe zgjedhore. Këto zgjedhjet lokale do të zbatohen në 3.480 vendvotime, ndërkaq të njëjtat duhet t’i ndjekin mbi 300 vëzhgues të misionit të OSBE-ODIHR-it. Nga ana tjetër të gjithë organizatat joqeveritare të cilat duan të marrin pjesë në monitorimin e procesit zgjedhor mund të dërgojnë kërkesë deri në KSHZ përmes formës elektronike apo përmes zyrave të KSHZ-së për të marrë akreditim për vëzhgim të zgjedhjeve. Një gjë të tillë organizatat joqeveritare të interesuara mund ta bëjnë 10 ditë para përmbylljes së zgjedhjeve lokale.

Loading...