Kthehet fjalori i Jankulloksës në MPB, personat e arrestuar shpallen “terroristë” ende pa u gjykuar (Video)

Në kohën kur opinioni shpresonte se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ekziston vullnet i vërtetë për reforma, ky dikaster i është kthyer fjalorit nga periudha qeverisëse VMRO-BDI.
Personat e arrestuar gjatë aksionit të sotëm, si të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat në Irak e Siri, u shpallën terroristë, ende pa filluar gjykimi i tyre.
Ky avaz na kujton fjalorin e ish ministres së preferuar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Gordana Jankullovska, pas aksionit policor “Monstra”.
Ndoshta nuk bëhet fjalë për lëshim naiv, por për tentim të relativizohet afera me “Range Roverin” policor i vërejtur në plazhet greke me vajza të funksionarëve policorë, e me femra tjera. Sidoqoftë dëmi mbetet i njëjtë. /a.q.

Loading...