Sport

Kthehet “perandori” i Champions-it, kthehen edhe golat me Ronaldon…

Auto-Draft_TS_13-09-17_7111878332_

Mbëmjen e sotme vijon Champions-i me fazën e grupeve, ndërkohë që rikthehet “perandori”, dominuesi i madh i kompeticionit. Mos të flasim për Real Madridin, i cili është në nivel klubi me 12 fitore të kësaj kurore të shumëlakmuar në Europë, tre prej të cilave i ka bërë të vetat nga katër titujt e fundit. Ne po flasim për “shefin” e vërtetë të edicioneve të fundit në nivel individual. Ne po flasim, sigurisht, për Cristiano Ronaldon. “Luso” do të lërë pas për 90 minuta, kundër APOEL-it, sanksionin e tij në La Liga (atij i mbetet për të përmbushur të fundit nga pesë ndeshjet pezullim të dielën, kundër Real Sociedad), për t’u kthyer në formacionin e Zinedine Zidane, aktualisht kampion në fuqi i këtij turneu. CR7 është palë kur flasim për kontinentin e vjetër dhe Ligën e Kampionëve. As pesha e vogël historike e ekipit nga Nicosia nuk e ngadalëson dëshirën e yllit portugez për të vazhduar e bërë histori në përsosmërinë e kompeticionit në fjalë.

Dhe, më shumë, në qoftë se vetëm takimet me Portugalinë e kanë kënaqur pangopësinë e tij konkurruese gjatë 28 ditëve që kanë kaluar, që kur ai u dërgua jashtë kundër Barcelonës, në ndeshjen e Superkupës së Spanjës. Asgjë nuk do ta pengojë luftën e re mes dy lojtarëve më të mirë në 12 vitet e fundit. Ronaldo dhe Messi kanë, në fakt, nga katër tituj Champions-i secili. Për të prishur këtë barazi me rivalin e tij të madh, edicioni 2017-2018 do të jetë objektivi i lartë i sulmuesit të pangopur të Real Madridit. Nga ekipi i tij dhe, natyrisht, nga vetë lojtari i rekordeve. Sepse ka marka të panumërta, që Cristiano Ronaldo i akumulon në Champions. Kryesorja përcakton cilësinë më të lartë të CR7, golat. Dhe, si mund të jetë ndryshe, teksa kryeson listën e shënuesit më të mirë në historinë e kompeticionit. Ronaldo jo vetëm që dominon në cilësi, por edhe në sasi: 4 golat në finale (dy të fundit kundër Juventusit), 20 golat në çerekfinale, 13 golat në gjysmëfinale.

Por, ka më shumë, shumë më tepër. Ish-ylli i Manchester United mban edhe rekordin e golave të shënuar në një edicion të vetëm (17 gola në 11 duele, sezoni 2013-2014, mesatarisht 1.55 gola për lojë). Ai është kurorëzuar më shumë herë si golashënuesi më i mirë (gjashtë herë, pesë të fundit radhazi)… dhe se më shpesh, 29 herë, ka shënuar dy ose më shumë gola. Dhe kështu, në pafundësi. Ndër “viktimat” e tij ka nga të gjitha llojet. 31 skuadra e kanë vuajtur atë, ndërsa rivalët e tij të preferuar janë Bayern Munich, me 9 gola të shënuar ndaj tij, dhe Juventus, me 7 gola të pësuar nga portugezi. Skuadrat gjermane, me 23 gola, dhe italianet, me 15 gola, janë ato që kanë vuajtur finalizimin e portugezit, që ka hapur rezultatin në 37 raste.

Ky rikthim i CR7 vjen në mes të thatësirës te Real Madridi, pas dy barazimeve të fundit që kanë marrë “Los Blancos” në turneun e brendshëm (La Liga). Paaftësia e Bale dhe e Benzema për të mbuluar boshllëkun e madh të lënë nga Ronaldo, pas sanksionit 5-javor, është bërë më e qartë se kurrë. Katër pikët prapa Barcelonës në La Liga është hendeku i krijuar në kampionat, me të cilin duhet të merret katër herë fituesi i “Topit të Artë”. Do ta fillojë sonte, kur të këndohet himni i Champions-it, duke u kallur frikën portierëve kundërshtarë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top