Emisioni i rradhës investigativ ‘Inside‘ që transmetohet në ZhurnalTV këtë herë sjell një storie nga komuna e Likovës, një premtim i cili nuk arriti ende të gëzohet nga ana e banorëve të kësaj zone, e që ndërtimi i shtëpisë së kulturës mbetet ende një ëndërr e parealizuar për banorët e komunës së Likovës. ‘Inside’ sjell rrëfime ekskluzive të protagonistëve të kyçur kryesisht në këtë rast përfshirë këtu ish kreun e komunës së Likovës, Sadulla Duraku si dhe pronarin e firmës ‘FeratiBau’ që duhej të ndërtonte objektin, shkruan Zhurnal.mk

Në mënyrë solemne dhe në prani të përfaqësuesve të komunës së Likovës, të komunës së Vitisë nga Kosova dhe banorëve lokal, në fshatin Mateç të komunës së Likovës në maj të vitit 2016 ishtë inauguruar Shtëpia e re e kulturës. Godina e re e kësaj qendre kulturore u promovua si një e arritur e radhës e cila do të ishte në funksion të qytetarëve të asaj ane ku pritej të organizoheshin shumë aktivitete kulturore në përgjithësi, mirëpo duket se edhe sot e kësaj dite kjo shtëpi e kulturës në fshatin Mateç ende nuk është vënë në funksion derisa punimet nuk kanë përfunduar.

Në anën tjëtër, në një rrëfim për emisionin ‘Inside’ pronari i firmës FeratiBau tregon gjithë ngjarjen që nga fitimi i tenderit për punime.

“Kam hapur ndër firmat e para të ndërtimit në komunën e Likovës pas kthimit tim nga Zvicra ku edhe këtu kemi vazhduar me të njejtën veprimtari, gjithë rasti evitohet me shtëpinë e kulturës në fshatin Matejç, i bëmë pregaditjet e para dhe unë konkurova e fitova punën e dikujt gjithë dhe min e kulturës hapi projektin prej 8 milion denarë dhe unë kam fituar projektin me 7 milion e 600 mijë, projekti i cili ishte pregaditur nga komuna dolëm në teren dhe kishte pasur mangësi dhe unë do të filloj me punë nisën probleme, kur u bënë matjet gjeodezike e pas projektin e parë dhe e kryta atë e u bë pagesë prej 3 milion e 700 mijë denarë edhe unë ndërpreva punën por pas kërkesës ndaj kryetarit të vijë në vendngjarje se ky projekt duhet të bëjë ndryshime për shkak të vendit e kërkesa për ndryshime u bë me shkrim dhe pas gjithë punimeve i kam pasur komplet temelet e objektit dhe në këtë rast është ky projekt (tregon në video) faza e projektit të parë pas terenit dmth unë i kam pasur punimet e temelit pas mjeteve që janë nda 10 milion denarë, këto janë punimet e objektit për temelet dhe e kanë nxjerë në tender punimet tokësore me këto çmime dhe janë ndarë mjetete në bazë të asaj çfarë do punoj unë si firmë në bazë të pozicioneve që janë ndarë kushtojnë 8 milion denarë dhe pas gjithë këtyre kur janë lëshuar paratë e situacionit të parë 3.700.000,00 komunës i janë marrë paratë dhe u bë ndërimi i kryetarit”, thekson kështu për emisionin ‘Inside’ pronari i firmës FeratiBau.

Ndërkohë që nga ana tjetër ish kreu i komunës së Likovës Sadulla Duraku që në këtë rast akuzohet nga pronari i firmës thekson të kundërtën.

“Fillimisht të them që pyetja e Juaj është e inspiruar nga fjalët dhe akuzat e pabaza të pronarit të kompanisë ,,FeratiBau,,. Sidoqoft Ju këtë e bëni për të nxjerrë të vërtetën në shesh, gjë të cilën unë e pekrahi pa rezerv. Këtë e them, duke u nisur nga fakti se shpallj apublike e furnizimit publilk për ndërtimin e një pjese të shtëpisë së kulturës, për të cilin ju pyesni, është kryer gjatë vitit 2008, ku si Kryetar komune ka qenë z. BeqirSaqipi. Në atë kohë nga Programi I Ministrisë së kulturës, përfillimin e punimeve të ndërtimit të shtëpisë së kulturës në f.Mateç, Komunës së Likovës I janëndarë 8.000.000,oo denarë. Përfundimi I tenderit si dhe fillimi I punëve kanë ndodhur në vitin 2008 kohë kur unë SadullaDuraku nuk kam udhëheq me komunën. Pagesa kompanisë ,,FeratiBau,, në fillim i është bërë në vlerë prej 3.700.000 denarëve, ku pas pagesës, Ministria e kulturës ka bërë ekspertizë të komplet dokumentacionit teknik të projektit dhe tenderit. Gjithashtu gjatë asaj ekspertize të kryer nga Ministria, është bërë edhe inspektim I punimeve në vend të ngjarjes. Pas inspektimit, Ministria e kulturës nga parregullësitë që ka konstatuar në vend të ngjarjes, nga mospërputhja e punimeve me dokumentacionin teknik dhe kontratën, menjëherë ka inicuar padi për kthimin e 4.300.000,oo denarëve, edhe ate me normë interesi. Nga kjo shohim se deri tek padia e Ministrisë ka ardhur për shkak të moskryerjes së punëve ndërtimore ashtu siç e ka pasur obligim kompania ,,FeratiBau,, ku të gjithë e dimë se punët kryhen në pajtim me projektin, librin ndërtimor, ditarin ndërtimor, situacionin dhe raportin e organit mbikqyrës. Pas procedurës gjyqësore në të cilën paditet Komuna e Likovës ( ërmoskryerjen e punëve nga kompania, për shkak të gjendjes faktike të vërtetuar ng aekspertiza), Komuna e humb lëndën dhe obligohet që ti kthejë mjetet në vlerë prej 4.300.000,00 den (mjete të cilat Ministria e kulturës nuk ia lëshon Komunës). Nga kjo shihet qartë se këto mjete janë në buxhetin e Ministrisë së kulturës, dhe nuk mbajnë aspak pohimet se ato mjete qenkan keqëpërdor në komunë gjatë kohës që kam udhëheq unë, këtë e them me përgjegjësinë më të plotë duke mbajt llogari për atë që e them para çdokujt”, thuhet mes tjerave në përgjigjet e dërguara në adresë të redaksisë tonë mbi rastin në fjalë.

Në vazhdim, mund të ndiqni gjithë emisionin mbi dështimin e ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Mateç të komunës së Likovës.

Loading...