Tetova është përfshi në zi nga tragjedia e rëndë që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit kur nga flakët e zjarrit u shuan 5 anëtarët e familjes Zulbehari.

Nëna Fatimja 38 vjeç dhe fëmijët e saj nga mosha 4 deri 14 vjeç gjetën vdekjen si pasojë e flakëve në katin e dytë të shtëpisë së tyre ku po flinin.

Por siç meson INA, bashkëshorti i Fatimes bashkë me babain e tij po punonin rojtarë në një kompani private dhe se ata gjatë tragjedisë nuk kanë qenë në shtëpi. Ekipet e hetuesisë theksuan se po bëjnë gjithçka të mundur për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarrit, që përfshiu shtëpinë e familjes Zulbehari rreth orës 03.30 në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë.

“Zjarri ka shpërthyer rreth orës katër të mëngjesit në katin e dytë të shtëpisë së familjes Zulbehari, por nga fuqia e flakëve, janë përfshirë edhe disa shtëpi të tjera në lagjen Potok në Tetovë”, theksoi Uka Aliti, komandanti i njësitit të zjarrëfikësve në Tetovë. Sipas tij, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

 

Loading...