Ku janë nisur Zoran Zaevi dhe Ramush Haradinaj me autobus shkolle?

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e këshillit ministror të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiq, sot bashkërisht udhëtuan erdhën me minibus në Hotelin Aleksandar Palace në Shkup, ku po mbahet Samiti Digjital.
Fotografia e përbashkët nga autobusi u publikua në profilin e kryeministri maqedonas në facebook, ku kryeministrat vërehen në autobus, që nga mediumet maqedonase është cilësuar si “autobus shkolle”, transmeton Gazeta Lajm.
Në përshkrimin e fotografisë shkruan „connected together“ (bashkë të lidhur). Në këtë shoqëri është e ministrja malazeze për ekonomi Dragica Sekuliq dhe zëvendës kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi.

Loading...