Pormovimi i hapjes së konkursit të ri të gjeneratës së re për pilot nga Ministria e mbrojtjes ka bërë që të rinjtë të njihen deri në moshën 28 vjecare me kushtet për aplikim në konkursin e ri që Agjencia e punësimit e bën.

Në këtë prezantim të rinjtë deri në moshën 28 vjecare që kanë mbaruar shkollimin e lartë Agjencia e punës do t’i njoftojë përmes sms për detaje më të reja në lidhje me konkursin e fundit të hapur nga Ministria e mbrojtjes për mbarimin e kursit për pilot.

‘’Konkursi është gjithmonë i hapur dhe për të janë të parapara disa kritete si formimi fizik, gjendja shëndetësore, njohja e gjuhës angleze si dhe disa kritere që më vonë do bëhen të ditura nga profesionistë. Më e rëndësishme është që kandidatët të jenë deri në moshë 28 vjece të kenë të kryer shkollimin e lartë’’, ka bërë të ditur sekretarja shtetërore në Ministrinë e mbrojtjes, Elizabeta Cupovska Ristova.

‘’Me qëllim që t’u dalim në ndihmë dhe të informojmë më së miri njerëzit në bashkëpunim me Ministrinë e mbrojtjes po bëjmë prezantime dhe motovim të të rinjëve që të konkurojnë në këtë punë’’, bën të ditur Drejtoresha e Agjencisë së punësimit në Shkup, Slobodanka Aleksovska.

Përndryshe sipas asaj që janë dhënë statistikat ndërvite, në aviacionin e Maqedonisë nuk ka asnjë shqiptarë që ka vazhduar kursin për pilotim, edhe pse sipas përgjegjësve ky konkurs është i hapur në cdo kohë për shkak të mungesës së kuadrove.

Loading...