EJUP BERISHA

Në Republikën e Maqedonisë deri para disa kohësh janë zhvilluar dy lloj komunikimesh dhe atë në relacionin qytetar-përfaqësues politik. Njëri ishte i njëkahshëm dhe atë kur komunikonin vetëm se qytetarët me përfaqësuesit e tyre politik por këta të fundit atë kohë komunikonin shuam pak sepse nuk e ndjenin si obligim që të komunikonin sa duhet apo sa kishin nevojë qytetarët që të komunikonin me ta. Dhe lloji i dytë i komunikimit ishte ai Shurdh-memec dhe atë në rastin konkret në rolin e shurdh- memecëve sërish ishin përfaqësuesit politik edhe pse qytetarët flisnin pa ndërprerë por  politikanët nuk kthenin përgjigje sepse i kishin nxjerrë veshët  jashtë funksioni dhe nuk donin të harxhonin aspak energji për të folur me qytetarët. Derisa për kohën për të cilën shkrova më lartë, mendohej se po zhvillohej sado pak komunikim mes qytetarëve dhe politikanëve sot në kohën në të cilën po jetojmë nuk po zhvillohet kurrfarë komunikimi në asnjërën kahje pra ai ka pushuar tërësisht kështu që as qytetarët më nuk po u drejtohen më përfaqësuesve politik e as këta të fundit nuk po e ndjejnë të nevojshme që tu kundërpërgjigjen qytetarëve. Një thënie që shpesh e përdorin qytetarët është se ndonjëherë pa nevojë bëhet shumë zhurmë për asgjë, por në rastin për të cilin po shkruaj kjo do të tingëllojë si vijon: Sot nuk po bëhet më aspak zhurmë as për gjëra shumë më të rëndësishme e tepër serioze me këtë rast pra po mungon dialogu i mirëfilltë dhe atë edhe për gjëra që i tangojnë shumë jo vetëm qytetarët por edhe përfaqësuesit politik por edhe shtetin në përgjithësi. Askush më  nuk flet për asgjë me askënd dhe asnjëri prej përfaqësuesve politik nuk po del të thotë asnjë fjalë të vetme se a është duke punuar dhe çka është duke bërë për realizimin e të mirës së përgjithshme në shoqëri e shtet. Realiteti dhe ambienti ku po jetojmë ka filluar të më ngjaj në Zonë të errësuar, nuk e di se a ju kujtohet ai filmi amerikan The Twilight Zone. Edhe pse tani numri i popullatës dukshëm është shtuar dhe janë zhvilluar shum kanale, teknika dhe rrjete komunikimi fatkeqsisht sërish po mungon komunikimi i përfaqsuesve politik me qytetarët. Nuk po vlenë më ajo thënia se bota është shëndrruar në fshat global por se ajo është shëndrruar në një zone të komplikuar apo edhe shum të huaj.  Kjo dëshmon se janë larguar shum qytetarët dhe politikanët prej njëri tjetrit. Apo se edhe nëse ka njëfar minimum komunikimi ai sërish është i njëkahshëm dhe i njëjti po keqpërdoret dhe atë më shum për tu shantazhuar mes vete politikanët. Thuhet se politika është punë apo aktivitet kompleks shoqëror por situate komplikohet më shum kur legjitimiteti fitohet në zgjedhje direkte ku për tu paisur politikanët me atë legjitimitet votojnë vet qytetarët. Prandaj është mëse i nevojshëm dialogu nëse jo për qështje të politikës madhore atëher për qështje praktike që janë në interes të ndërsjellë të qytetarëve dhe politikanëve. Në sistemet demokratike qështjet shoqërore realizohen apo bëhen me dialog të ndërsjellë në kahjen qytetar përfqaqsues politik dhe anasjelltas. Kështu qytetarët parashtrojnë kërkesa deri te politikanët permes institucioneve e këta të fundit duhet ti realizojnë dhe zbatojnë këto kërkesa të qytetarëve apo të njejtat janë të obliguar ti shëndrrojnë në vendime të cilat janë produkte finale të politikës. Por për tu bërë kjo përsëris duhet të bisedohet e të debatohet në mënyrë të përhershme e të ndërsjellë se po mungoi një kahje komunikimi atëher nuk ka dialog por monolog . Fatkeqsisht nuk ka komunikim dhe dialog pra edhe ata pak qytetar që në periudhën e mëparshme flisnin e ngrisnin zërin edhe ata më nuk po flasin prandaj kemi heshtje të përgjithshme. Sot secili po e sheh punën e vet është instaluar një individualizëm i skajshëm. Krijohet përshtypja kinse qytetarët i kanë të realizuara apo plotësuara të gjitha dëshirat, nevojat, kërkesat dhe intersat e tyre dhe nuk u ka mbetur gjë tjetër përpos ta shohin punën e vet dhe të heshtin e të knaqen me të mirat që po ua siguron shteti, Apo edhe se përfaqsuesit politik kinse po i realizojnë të gjitha këto interesa, kërkesa dhe nevoja dhe dëshira të qytetarëve pa ndonjë vështërsi apo vërejtje. Por qfar po ndodh realisht as këtyre të fundit më  nuk po ua ndien fare sepse të njëjtit po e shohin vetëmse punën e tyre, Përfaqsuesit politik që zgjedhen nga qytetarët po sillen sikurse të jenë byrokrat apo teknokrat të vërtetë ndërsa kanë harruar se janë përfaqsues politik të cilët janë të obliguar që pandërprerë të komunikojnë meqë merren me punë publike e jo me qështje të fsheta. Shteti ka edhe punë të fshahta prandaj ato i mban në fshehtësi sepse të njëjtatat e tangojnë vetëmse shtetin. Shumica dërmuese e tyre bile janë shum të dëmshme që të plasohen në opinion prandaj quhen qështje apo punë të fshehta ndërsa institucionet që merren me këto punë a qështje quhen Shërbime të fshehta. Por meqë politika është punë publike është shum më mire që të ketë dialog të mirëfillt dhe të përhershëm mes qytetarëve dhe përfaqsuesve politik dhe e tërë kjo duhet të bëhet me qëllim që punët të cilat duhet të bëhen e që janë në interes të përgjithshëm të bëhen në mënyrën më të mire të mundëshme në një process transparent e të hapur ku në kohë të duhur do të eliminohen të gjitha hamendjet e kjo mund të bëhet më së miri vetëmse permes komunikimit dhe dislogut të ndërsjellë. Përfaqsuesit politik nuk guxojnë të qeverisin me mentalitet byrokratik apo edhe teknokratik sepse në fund të fundit nuk janë përfaqsues orgaizatash apo ndërmarrjesh të mëdha industriale apo të kompanive të ndryshme shumnacionale të cilave ju intereson vetëmse prodhimi dhe përfitimet që do ti realizojnë por janë përfaqsues politik apo edhe institucional dhe organet apo institucionet të cilat i udhëheqin ata kanë punë të përditshme me njerëz dhe për këtë arsye ata janë të obliguar që të bisedojnë shum më shpesh me qytetarët të cilët nga ana e tyre edhe mund tu japin përfaqsuseve politik edhe informacione shum të dobishme për gjendjet në sferat e veqanta apo edhe për shoqërinë në përgjithësi. Ajo që i obligon politikanët që të komunikojnë me qytetarët është edhe fakti se këta të fundit edhe kontribuojnë finasiarisht për ti mbuluar shpenzimet e punëve apo aktiviteteve që i kryejnë përfaqsuesit politik apo ata nga tatimet që i paguajnë ua sigurojnë rrogat dhe përfitimet e tjera përfaqsuseve politik të cilët punojnë nëpër institucionet shtetërore dhe publike. Prandaj le të vendoset dialog i përhershëm dhe i domosdoshëm në relacionin qytetar-politikan sa më pare aq më mire është për të dyja palët. Të jeshë politikan dhe të sillesh si diqka tjetër nuk është as e ndershme e as e dobishme. Prandaj le të hapen të gjitha kanalet e komunikimit sepse në shoqëritë bashkëkohore demokratike nuk guxon të ketë fshehtësi e as tabu.

 

                     

Loading...