Njëmbëdhjetë aksidente janë regjistruar dje në rajonin e SPB-së Shkup, ndërsa në katër prej tyre janë lënduar pesë persona, mes të cilëve lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Për kalim të shpejtësisë policia e komunikacionit ka sanksionuar 51 shoferë. Për vozitje nën ndikim të alkoolit janë përjashtuar dy shoferë, si dhe 17 para se të marrin patentë shoferi, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 10 automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregulluara, transmeton MIA.

Për 58 automjete janë caktuar masa për parkim të paligjshëm, ndërsa “karrotreci” ka larguar 48.

Janë sanksionuar edhe shoferë për kalim në dritë të kuqe dhe vozitje të shpejtë, ndërsa për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 11 vozitës të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës.

Loading...