Kujdes ndaj kategorive sociale

Republika e Maqedonisë kujdeset për kategoritë sociale. Po ndërtohen banesa sociale, po rritet shuma e ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme, po krijohen kushte për punësimin e kësaj kategorie të qytetarëve me qëllim që në mënyrë aktive të përfshihen në tregun e punës dhe të përmirësohet cilësia e jetës së tyre.
Qeveria e Maqedonisë po bën kujdes që buxheti të ketë komponentin zhvillimore dhe sociale, me kohë të kryhen transferet sociale për këto njerëz që të janë të sigurt se e ardhmja e tyre nuk është e rrezikuar.
Nga kjo Qeveri deri më tani janë ndërtuar rreth 700 banesa në tërë Republikën e Maqedonisë për këtë kategori njerëzish. Për momentin po ndërtohen edhe 123 në Kocani, Makedonski Brod dhe në Gostivar, ndërsa shumë shpejtë do të nis edhe ndërtimi i 500 banesave sociale në Shkup, Vinicë, Shën Nikollë, Pehcevë dhe në Probishtip.
Loading...