Kukësi i uron mirëseardhje Cuculit

“Presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici, ka prezantuar dy afrimet e fundit nga merkato, Ardian Cuculi dhe Oumar Toure.

 

Ardian Cuculi, 31 vjeç, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me FK Kukësin. Qendërmbrojtësi shqiptar vjen nga kampionati maqedonas, teksa së fundmi është aktivizuar me Shkëndijën e Tetovës.

 

Cuculi më parë ka luajtur edhe me Partizanin në Kategorinë Superiore dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar.

 

Oumar Toure, 19 vjeç, vjen në formë huazimi nga Juventus i Torinos për një sezon. Toure ka luajtur me moshat e Juventus dhe së fundmi ka qenë i huazuar tek austriakët e ËSG Ëattens.

 

Toure është nga Guinea, luan në pozicionin e mesfushorit shkatërrues, por mund të luajë edhe më përpara në mesfushë.

 

FK Kukësi u uron mirëserdhjen dhe suksese së bashku!, njofton faqa zyrtare e klubit kuksian.

Loading...