Qyteti i Kumanovë dje (e mërkurë) ka qenë në festë. Skuadra e futbollit Gobleni së bashku me shumë tifozë kanë festuar titullin e kampionit në Ligën e tretë-Veri dhe inkuadrimin në Ligën e dytë – Perëndim.

Pas përfundimit të ndeshjes kampionale kundër Kadinos, futbollistët e Goblenit pranuan edhe kupën nga ana e FFM-së.

Kupën kapitenit të FC Goblen, Hasan Bilalli, ia dorëzoi kryetari i LFK të Likovës, Aki Shukriu.

Pas dorëzimit të kupës në radhët e ekipit kumanovar shpërtheu festa e shumëpritur, duke kthyer kështu futbollin kumanovar aty ku më së paku e meriton.

Festa e FC Goblen vazhdoi me një iftar të përbashkët në restorantin Arcus, ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë nga Kumanova dhe më gjerë. Në vazhdim ju sjellim intervistat me aktorë të ndeshjes:

Kumanova festoi inkuadrimin e FC Goblen në Ligë të dytë(VIDEO)

Kumanova festoi inkuadrimin e FC Goblen në Ligë të dytë(VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Donnerstag, 24. Mai 2018

Loading...