Të gjitha drejtimet e tjera jashtë korsisë dhe koordinimit me fuqitë e mëdha, si SHBA-ve, NATO-se dhe BE-se, janë Aleanca ogurzeza për kombin tone dhe jo vetëm, dhe kundërshtarë te vlerave demokratike ne këtë rajon. Orientimi ynë si komb është i vulosur shume shekuj me parë, është shumë i pastër, i drejtë dhe pa alternativë të tjera, rruga jonë e përbashket dhe e vetme për Ne dhe të gjithë qytetarët e vendit është anëtarësimi ne NATO dhe Bashkimin Evropian e kjo arrihet nëpërmjet votës tonë, duke votuar Pro në Referendum.
Ideali ynë shekullor për barazi të plotë do të jetësohet dhe realizohet vetëm me integrimin në familjen e BE-së. Pra do të ecim me hapa të sigurt drejt realizimit të plote të drejtova tona për liri dhe barazi.
Maqedonia nuk mundet të vazhdoje drejt realizimit te anëtarësimit ne këto organizata,pa e vulosur këtë marrëveshje me mjete demokratike, me ane te votës se qytetareve ne referendumit e 30 shtatori, që është në interes të përbashkët me Greqinë. Nëse dëshirojmë të anëtarësohemi në BE dhe NATO, gjë për te cilën besoj forte,kjo është rruga e vetme, rruge që kalon edhe përmes Greqisë ne baze te rregullave te BE-se dhe NATO-se. Inkuadrimi në NATO dhe BE i shuan orekset e gjithë atyre që janë vënë në shërbim të shërbimeve te huaja e qe e dëmtojnë interesin e përgjithshëm dhe punojnë e propagandojnë në atë se nuk ka asgjë nga kjo marrëveshje e më pas edhe nga inkuadrimi në NATO dhe BE gjoja se nuk i sjellë asnjë dobi këtij populli dhe vet shtetit të Maqedonisë.
Ky është një rast dhe shans i veçantë dhe e papërsëritshëm që nga pavarësia e Maqedonisë për ta rrumbullakësuar dhe mbyllur çështjen e emrit. Në këto procese zhvillimore të gjithë duhet të japin maksimumin në kontributin e tyre në Maqedoni dhe në Diasporë dhe ti thonë po Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Po për NATO dhe Bashkësinë Evropiane. Për një perspektivë të re në familjen e përbashkët europiane. Për një perspektivë të Re për rininë dhe gjithë popullatën e vendit. Duhet ti thuhet jo politikave dhe partive politike si dhe shoqatave që duan të bëjnë hamulli në popullatë se nuk është koha e duhur për referendum.
Alternativë dhe rrugë tjetër nuk ka,kjo punë është shumë e pastër dhe pa dilema se cilën rrugë duhet ta zgjedhim përpos NATO-s dhe BE.
Duhet ta dimë se NATO dhe BE-ja nuk janë me IDEALJA, por nuk kemi alternative tjetër. Zvicër nuk mundet te bëhemi. Atëherë interesin, shpresën, dhe perspektiven e rinise dhe popullit te këtij vendi duhet ta shohim vetëm ne Marrëveshjen e Prespës, ne NATO dhe BE.
Nuk kemi shumë kohë për të humbur dhe për ta mashtruar popullin se ka edhe rrugë tjera. Jo gjithë rrugët tjera janë për tu marrë me vetveten dhe për të numëruar në vend siç kemi numëruar 27 vite pa asnjë perspektivë.
Me 30 shtator duhet te dalim bashkarishte te gjithë qytetaret, shoqatat, partitë, pavarësisht perkatesise se tyre dhe ti themi po referendumit.
Përparësitë e referendumit duhet te dihen nga çdokush që mendon me kokën e vet se në këto zhvillime të përgjithshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe më gjëre nëse themi jo në referendum në mulli te kujt e drejtojmë ujin. Me asnjë mënyrë dhe me asnjë argument të shëndoshë nuk munden të më bindin për të bojkotuar referendumin dhe për të penguar hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Vlerat demokratike dhe europerendimore dhe perspektiva euroatlantike kanë qenë,janë dhe duhet të mbeten gjithmonë synim dhe përcaktim i vetëm i veprimit dhe përkrahjes politike të vendit.
Nga. Kryesia e “Bashkimit te intelektualeve Kumanove-Likovë”
Kryetar Prof.Dr. Halim Hyda.

Loading...