Kumanova rrugës së Medvegjës

Premtim-IseniPREMTIM ISENI

Të nderuar qytetar shqiptarë ku do që jetoni qysh në fillim uroj që fati i qytetit te Kumanovës të mos jetë i njëjtë me fatin e qytetit te Medvegjës mirëpo të gjitha rrethanat objektive të këtyre 15 viteve të fundit të çojnë për fat të keq në një konkluzion të tillë.

Shkurtimisht të flasim për rrugën e qytetit të Medvegjës,qytet që bënë pjesë në kuadër të Luginës së Preshevës {Kosovës Lindore} të cilët se bashku janë pjesë e Republikës së Serbisë.

Medvegja ishte e njohur për te gjithë si qytet me shumice shqiptare mirëpo pas luftës se Kosovës dhe bombardimeve te NATO-se mbi Serbin mbi këtë qytet ne heshtje dhe pa u vene re nga askush filloi spastrimi etnik I shqiptareve dhe nga vitit 1999 deri ne vitin 2009 ky qytet u transformua në një qytet me pakicë shqiptare dhe për këtë spastrim etnik te Medvegjës në vitin 2009 ish Presidenti serb Boris Tadiq dekoroi disa nga personalitetet serbe të këtij rajoni që kontribuuan në arritjen e këtij suksesi.

Duke mos dashur te ndalem ne detajet e spastrimit etnik te këtij qyteti nga shqiptarët është me rëndësi te theksohet se ne ditët e sotme shqiptaret përbëjnë vetëm 10-15 për qind të popullatës së këtij qyteti dhe ne një te ardhme shume te afërt është e sigurt shpërngulja totale e shqiptareve.

Dhe, tani duke pasur parasysh fatin e qytetit te Medvegjes, te njëjtat metoda por ne kohe te ndryshme dhe me grim tjetër i gjejmë ne qytetin e Kumanovës nga viti 2001 e deri me sot.

Tani me është e ditur se gjate luftës se vitit 2001 ne Maqedoni,Akademia e Shkencave te Maqedonisë hartoi platformën për ndarjen e Maqedonisë dhe këtë platformë e prezantoi si ofertë ndaj shqiptareve Qeveria e atëhershme e Maqedonisë te cilën ofertë e dimë te gjithë ne se si e parashikonin ndarjen e Maqedonisë dhe me konkretisht Kumanovën me rrethine, ku rajoni i Likovës parashihej që ti bashkangjitet Kosovës ndërsa qyteti Kumanovës te ngelet terren i pastër pa shqiptare për shkak te rëndësisë gjeostrategjike që ka ky qytet.

Oferta e tille e ndarjes nuk u pranua nga shqiptaret dhe lufta përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes se Ohrit mirëpo kjo marrëveshje nga pala maqedonase çdo herë u konsiderua si lëshim ndaj palës shqiptareve dhe për këtë arsye pala maqedonase ne heshtje dhe me metoda te grimuara vazhduan zbatimin e asaj platforme te vitit 2001 te hartuar nga Akademia e Shkencave dhe me goditje te vazhdueshme pikërisht ne qytetin e Kumanovës me rrethine.

Ne vitin 2002,rajoni i Lukovës i banuar 100 për qind nga shqiptaret ne Kuvendin e Republikës se Maqedonisë u shpall “regjion i krizës”,duke e vështirësuar skajshmërisht jetën dhe mirëqenien sociale te shqiptareve te kësaj ane dhe pikërisht këto masa shtrënguese ndaj kësaj pjese i detyruan me mijëra familje shqiptare qe te shpërngulen ne drejtim te vendeve te ndryshme te Bashkimit Europian dhe kjo pasqyre me se miri u pa ne dhjetor te vitit 2009 kur Maqedonia fitoi liberalizimin e vizave ku shqiptaret e Kumanovës me rrethine mbipopulluan kampet e ndryshme te Evropës duke kërkuar azil sepse ishin te pashpresë ne vendin e tyre.

Pastaj kemi ngjarjet e montuara te Sopotit te vitit 2003,ku si qellim i këtyre montimeve ishte zbrazja e ketij fshati nga shqiptaret sepse ishte pozita e këtij fshati qe prishte planet e palës tjetër.

Duke vazhduar me decentralizimin, i cili u be ne atë mënyrë qe shqiptaret brenda qytetit te Kumanovës të ngelin pakicë duke mos pasur te drejtën e përdorimit te gjuhës dhe flamurit kombëtar e aq me pak te drejtën për te udhëhequr apo integruar brenda pushtetit lokal.

Te gjitha këto ndikuan me pesimizmin e rinis shqiptare te kësaj ane te cilët ne mënyrë masive braktisen vendin gjate këtyre 15 viteve te fundit, mirëpo ky lloje pesimizmi çdo dite e me shume është ne rritje edhe me te madhe pas ngjarjeve te dates 9-10 majit ku shqiptaret duke qen ne gjumë u terrorizuan ne shtëpitë e tyre dhe ngelen pa kulm mbi koke dhe ne mëshirë te fatit dhe I gjithë ky terrorizim u be nga ana e shtetit te tyre, për te vërtetuar te gjitha keto qe I cekim këtu mjafton qe te bejm një vizitë shkollave fillore dhe te mesme ne gjuhen shqipe ne Kumanovën me rrethin dhe aty është pasqyra me reale se sa fëmijë kane ndërpre mësimin dhe janë larguar ne drejtim te Evropës edhe pse e dinë qe edhe atje nuk I prêt asgjë e sigurt.

Dhe,vrasja e fundit e komandant Shqiponjës ne Kumanove assesi nuk mund qe te jete e rastesishme. Kjo vrasje është kambanë alarmi për te gjithë shqiptaret sepse te gjithë ata te cilët guxojnë te mendojnë ndryshe i pret i njejti fat.

Te gjithë ata te cilet mendojnë ndryshe dhe mundohen te ndryshojnë mirëqenien e tyre ne vendin e tyre me kete vrasja qyqare jane bere gati per te braktisur vendin e tyre sepse mesazhi eshte shume i qarte kur mund vritet nje komandant lufte paramendoni sa mund te vlej jeta e nje shqiptari te thjesht.

E gjithe storia e ketyre 15 viteve te fundit Kumanoven e fut ne binar per ne rrugen e Medvegjes.

Loading...