Kulturë

Kumanova sërish bashkoi shqiptarët (Video)

flamuri-kumanove

Edicioni i 25-të me radhë i manifestimit kulturor tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut – 2017”, mblodhi poet nga trojet shqiptare.
Kryetari i klubit të shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut’’ Sevdail Demiri tha se është një ndjenjë e veçantë të shënosh 25 vjetorin e këtij organizimi pasi këtu kanë kaluar shumë emra të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

“Natyrisht që është një ndjenjë e veçantë, ne sot shënojmë 25 vjetorin e takimeve poetike të Karadakut, gjithashtu këtë vit festojmë edhe 25 vjetorin e formimit të klubit të shkrimtarëve të Karadakut”, u shpreh Sevdail Demiri, Kryetar i klubit të shkrimtarëve.

Berham Hoti anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës recitoi një poezi për Kumanovën, pasi sipas tij Kumanova ka qenë sofra e shumë familjeve kosovare gjatë kohës së luftes.

“Për herë të parë këtë poezi e kam ruajt dhe e kam lexuar në Kumanovë, sespe Kumanova është shpirti, është buka, është sofra dhe kujdesi i familjeve kosovare”, tha Berham Hoti, Poet.

Ramadan Arsllani poet nga Maqedonia  u paraqit me poezinë “Ta vras fjalën” një poezi me karakter etnik, temë e cila krysonte edhe këtë vit.

Është një poezi që shqetëson jo vetëm mua por edhe të tjerët që kanë synim Shqipërinë Etnike.

Pas paraqitjes së mbi 30 poetëve në orën e madhe letrare u përzgjodhën poezitë më të sukseshme, të cilëve iu nda Çmimi letrar “Fadil Bekteshi”. Kështu, poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri.

 

To Top