‘Kumanova’, Zaev: MPB-ja do të zbardh çdo informatë shtesë (VIDEO)

Kryetar i LSDM-së Zoran Zaev siguroi se Ministria e Brendshme do të zbardh çdo informatë shtesë që mund të marr në pesë muajt e ardhshëm lidhur me rastin e Kumanovës. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Zaev tha se për aq kohë sa kuadër i saj do të drejtojë dikasterin e brendshëm, hetimi do të zhvillohej në mënyrë adekuate.

“Gjithsesi se për çdo rast veçanërisht rastin e Kumanovës, Oliver Spasovski ka për detyrë, jo vetëm për shkak se Zaevi e ka urdhëruar, jo vetëm se qëndrimet e LSDM-së janë të tilla, ka për obligim që ta kumtojë të vërtetën. E vërteta pavarësisht se si është patjetër të tregohet. Nëse Oliver Spasovski merr informata të tjera, shtesë, të reja për publikun, ai do ti tregojë për cilindo rast të mundshëm, përfshi rastin e Kumanovës. Unë do të isha i lumtur pasi rasti i Kumanovës la shumë çështje pa u përgjigjur, unë ja edhe publikisht kërkoj që ato informata të ndahen me publikun dhe të iniciohet hetim adekuat”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev tha se për dorëzimin e materialeve të përgjuara pret parashtrimin e kërkesës zyrtare nga Prokuroria Speciale. Madje sipas Zaev, pavarësisht kundërshtimit të Këshillit të Prokurorëve për emërimin e gjithë prokurorëve të propozuar nga Katica Janeva, edhe ekipi i aktual mund të jetë i pamjaftueshëm për hetimin e numrit të madh të lëndëve që posedon.

“Gjithçka që kam do t’i dorëzoj.. Pres që të kërkohen nga unë, ashtu siç parashikon ligji.. Mbase unë jam ndër më të rëndësishmit përveç Sasho Mijallkovit, pasi sigurisht ai ka 3 herë më shumë materiale se unë, nga ajo që posedoj, pra ka shumë material, ka nevojë për prokurorë. Ata do të vlerësojnë se çfarë vlen të hetohet, deri ku do të shkojë hetimi nuk janë vetëm 28 lëndët së bashku me Puçin ku ka lëndë të lidhura me përgjimin apo që rrjedhin nga përgjimet”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev në emisionin “360 gradë” i cili do të transmetohet në Alsat, foli edhe për debatin aktual në grupet e punës për sa i përket mediave, si dhe për skenarët e mundshëm në zgjedhjet e prillit.

Loading...