Pas ndeshjes me Struga Trim Lum në Ohër (1-1), pronari i FC Goblen nga Kumanova, Mair Qaili, sërish i ka dërguar Futbollistët e tij në karantinë para ndeshjes me Pelisterin në Manastir, të shtunën me fillim prej orës 13:30 minuta në stadiumin “Tumbe Kafe”.

Futbollistët e Gobleni sonte do ta kalojnë natën në hotelin “Kapri” në Manastir, në mënyrë që sa më qetë ta presin ndeshjen kundër Pelisterit.

Trajneri i skuadrës kumanovare, Florim Ymeri ka publikuar një foto mjaftë interesante në profilin e tij në facebook së bashku me ndihmësin e tij Alil Osmani dhe futbollistin Shenur Neziri. Të tre duken mjaftë të disponuar dhe sikur japin besën për fitore.

“Çka me fol”, ka shkruar Ymeri, një shprehje optimiste që duket se paralajmëron fitoren nesër në Manastir.

Loading...