Kumanovarët të bllokuar në kufirin në Tabanoc

Qindra banor të Maqedonisë dhe vendeve tjera sot janë bllokuar në vendkalimin kufitar Tabanoc në anën e Serbisë.

Pritjet kanë qenë të gjata disa orëshe ku udhëtarët nuk e kanë ditur arsyen e bllokimit të rrugës.

Qytetarët e shqetësuar janë drejtuar te organet e policisë për të marr informacione të cilat kanë munguar.
Vendkalimi kufitar në Tabanoc midis Serbisë dhe Maqedonisë njihet si më problematiku në sezonin e verës.

Rruga vërshohet nga mërgimtarët shqiptarë dhe turq, ndërsa administrata në kufi është shumë e ngadaltë

Loading...