Kundër tridhjetë e tre vjetarit me iniciale I.B. nga Kumanova është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale lëshim në qarkullim të drogave narkotike, transmeton Almakos.
Droga është gjetur në një sallon për divan në rrugën Karl Marks në Kumanovë, pronësi e dhëndërrit të paditurit.
Gjatë kontrollit në hapësirën e depos, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar 831.2 gram marihuanë dhe vagë digjitale, të cilat i padituri në mënyrë të paautorizuar i ka marr nga një person i panjohur dhe i ka ruajtur në sallon.

Loading...