Kumanovë, 25 vjeçari tenton të vetëvritet

25 vjeçari A.B mëngjesin e sotëm rreth 8:30 ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga ura Iskrin në lagjen Vera Kotorka në Kumanovë.

Ai e ka kërcyer gardhin e urës, i cili më pas është shpëtuar nga peshkatarët vendas, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Me autoambulance, A.B është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, dhe me pas është transferuar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup.

Loading...