Përmes aksionit për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Likovës dhe Kojnares në Kumanovë, komuna e Kumanovës me në krye Kryetarin Maksim Dimitrivski përmes këtij aktiviteti dëshirojnë jo vetëm të ruajnë ambientin jetësor por edhe të krijojnë shprehi për ruajtjen e ujrave të lumenjëve. Në një aksion të këtillë gjatë ditëve të kaluara u kycen organizata të ndryshme joqeveritare si dhe institucione e inspektorate të tjera komunale.

“Së bashku me të gjithë bashkqëllimmirët “Për Kumanovë më të bukur, dhe Kumanvë më të paster”, në rend të parë të gjitha organizatat joqeveritare, si dhe institucionet si shërbimet komunale të inspektoratit, sektori për preventivë pran SPB në Kumanovë, organizuam aksioni për pastrimin e qytetit të Kumanovës, më saktësisht pastrimin e shtretërve të lumenjve në Kumanovë. Sic e dini në vijim e sipër është rregullimi dhe ndërtimi i shtratit të lumit të Likovës në pjesën tek parku i qytetit në Kumanovë” – tha Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kreu i Komunës, Dimitrievski, thot se krahas aksioonit për pastrim, do të organizohet edhe aksion preventive-edukativ, për krijimin e shprehisë për ruajtjen e ambientit jetësor.

“Paralelisht me këtë aktivitet do të organizohet edhe aksioni preventivë edukativ, për cka do të ndajmë broshura edukative me të cilët mëtojmë ti japim fund ndotjes së ujrave të lumejve në Kumanovë” – u shpreh Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski u apeloi qytetarëve sidomos atyre që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumenjëve që të mos hedhin në ujë mbeturina të ndryshme me cka do të ndotnin ujin por edhe ambientin jetësor në përgjithësi.

Loading...