Kumanovë, çerdhe në fshatin maqedonas me 10 fëmijë, në fshatrat shqiptare edhe shkollat mjerim

Në fshati Nagoriçan të Ri të Kumanovës është hapur çerdhja për fëmijë dhe ku janë regjistruar vetëm
10 fëmijë. Për këtë projekt janë përkujdesur autoritetet që udhëhiqen nga LSDM, ndërsa në
promovim ka marrë pjesë edhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe kryetari i komunës Maksim
Dimitrievski.
Në fshatrat të banuar shqiptarë si Çerkez, Llopat, Sopot apo lagje periferike shqiptare nuk ka asgjë të
tillë, derisa edhe shkollat janë në gjendje të mjerueshme siç është ajo e fshatit Çerkez, informon INA.
Edhe pas shumë kërkesave dhe shqetësimeve nuk ka çerdhe për fëmijët shqiptarë dhe ato çerdhe
aktuale janë problem për të regjistruar një fëmijë, për shkak të mungesave të hapësirave dhe
kushteve. Ashtu që shumë kërkesa mbeten pa u realizuar dhe shumë herë këtë shqetësim e kanë
shprehur prindër shqiptarë.
Çerdhja në Nagoriçanin e ri është hapur në hapësirat e përshtatura të shkollës fillore. Ministria e
Punës dhe Politikës Sociale për plotësimin e kushteve të saj kishte ndarë 3 milionë denarë. Aktualisht
janë regjistruar 10 fëmijë, ndërsa sipas tyre, pritet regjistrimi edhe i 10 fëmijëve të tjerë. Por vlen të
theksohet se me hapjen e kësaj çerdhe, që funksionon në kuadër të asaj qendrore janë realizuar
edhe punësime.(INA

Loading...