Maqedoni

Kumanovë: VMRO bojkoton seancën e Këshillit komunal

134006104-480x267

Këshilltarët nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” u larguan nga mbledhja e tretë, e Këshillit të komunës në shenjë revolte për paraburgimin e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të këtij viti.

“Jemi dëshmitarë se po paraburgosen njerëz të cilët mendojnë më ndryshe se Qeveria aktuale dhe është absurde që në të tilla kushte, ne këtu të debatojmë për buxhete ose të shqyrtojmë raporte finaciare”, tha Dragan Petkovski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska theksoi se vendi për diskutime të tilla nuk është në Këshillin e Komunës së Kumanovës, por në pres-konferenca partiake, dhe më pas 11 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së u larguan nga mbledhja.

Megjithatë seanca e këshillit u mbajt, sepse ka pasur kuorum për punë.

Ndryshe, dje këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Gjorçe Petrovit vendosën që ta bojkotojnë mbledhjen e këshillit komunal, me siç thonë ata, duke kryer akt terrorist me këndimin e himinit shtetëror të Maqedonisë,

To Top