Zija-AdemiPër mendimin tim secili aktor ka cilësitë e veta, nuk mundem të veçoj ndonjë, është kënaqësi të punosh me çdo aktor.

Është nga Lagjja e Trimave, është nga Kumanova, por që jeton ka shumë vite në Zvicër së bashku me famijen e sa herë të ketë kohë vjen në vendlindje me kënaqësi. Ky është personazhi ynë që quhet Zija Ademi, një aktor i ri modest por që është shumë modest dhe nuk pëlqen shumë të duket e të flasë para kohe për projektet e tij. Ai në rrëfimin për “Bota sot” tregon pasionin e tij të madh për aktrimin, nisjen e kësaj rruge me këmbë në tokë dhe një rol që kurrë nuk do të donte të ishte protagonist.

“Bota sot”: Përshëndetje Zija, kohët e fundit po ju shohim më shumë nga vendlindja?

– Përshëndetje, është e vërtetë, jam i lidhur shumë me vendlindjen, aty ku linda dhe i kam të parët e mi, dhe kjo është arsyea.
“Bota sot”: Mendoni një ditë se mund të jeni një nga aktorët më të mirë?

– Unë synoj më të mirën, pa marrë parasysh e nuk i kam në qef imitimet, çdo herë do të jem vetvetja, ky që jam!

“Bota sot”: Është e vërtetë se Kumanovën nuk e harroni kurrë, apo do të kishit pasur dëshirë që të kishit një vendlindje tjetër?

– Jo asnjëherë për asnjë çmim, kam mundësi të jetoj ku të dëshiroj në botë, por Kumanovën dhe Lagjen e Trimave nuk e ndërroj as me hollywood-in.

“Bota sot”: E për dikush që pyet se a është Zija i lidhur, i martuar, çfarë tu themi?

-Sa i përket jetës private, atë dua ta mbaj të distancuar nga mediat, sepse për atë edhe quhet jetë private.

“Bota sot”: Dhe duke qenë djalë simpatik keni pasur ndonjë ofertë në Zvicër për të qenë ndoshta edhe model?

– Kam bërë reklama të ndryshme, por unë jam aktor dhe nuk jam model.

“Bota sot”: Keni qenë protagonist në disa role në filma shqiptarë, a mund të dimë se në cilët?

– Unë si një aktor i ri, pasi ka pak kohë që kam filluar të marrë pjesë edhe në filma, duhet ta pranoj se ende nuk kam një bagazh aq të madh për të veçuar rolet, mirëpo kjo pytje do kishte një përgjigje më konkrete pasi që të mbyllen xhirimet e disa projekteve që janë në punime e sipër. Por duhet të them se ka dhe role që i kam refuzuar të luaj sepse nuk mundem ta luaj rolin e shqiptarit të keq në një film turk, këtë s’mundem ta bëj kurrë.

“Bota sot”: Ke menduar ndonjë herë se mund të jesh aktor afër një aktori, apo aktoreje me famë botërore, afër kujt do të doje?

-Për mendimin tim secili aktor ka cilësitë e veta, nuk mundem të veçoj ndonjë, është kënaqësi të punosh me çdo aktor.

“Bota sot”: Ky pasion për kinemanë është i trashëguar, apo duke parë shumë filma?

– Nuk e kam trashëgimi nga askush i familjes, dhe as nga shikimi i shumë filmave, por mund të themse ky pasion ndaj aktrimit ka shumë vite që flinte në brendësinë time dhe pse të mos e shfrytëzoj këtë gjë.

“Bota sot”: Ke ftesa të tjera për të qenë protagonist, dhe ndonjë projeckt i rradhës se në cilin apo ku do ta shohim Zijan?

– Do të jem në një film shtetëror të metrazhit të gjatë. Jam gjithashtu në bisedime për të qenë protagonist në filmin “Zori 2”, e për projektet të tjera ende është herët të flas. Ju falenderoj edhe juve si gazetë që keni qenë të parët që keni shkruar për mua, megjithëse nuk më pëlqen shumë të flas para kophe apo të prononcohem , por këtë e bëra edhe për respektin tuaj.
Zija-ademi1

Zija-Ademi2

Loading...