Përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA edhe një herë e përsërit qëndrimin e partisë se Marrëveshja nga Prespa është e dëmshme dhe nuk u shërben interesave kombëtare greke, ndërsa “ndryshimet kushtetuese e bëjnë edhe më problematike” dhe shton se nevojiten zgjidhje afatgjata “që do t’i durojnë erërat ballkanike”, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

“Ne vazhdimisht theksojmë se dëshirojmë zgjidhje për këtë çështje. Por, jo çfarëdo zgjidhje. Historia ka treguar, posaçërisht në Ballkan, se zgjidhjet e këqija janë afatshurta, ndërsa pastaj problemet kthehen si ankthe. Nevojiten zgjidhje që do t’i durojnë erërat ballanike. Marrëveshja e Prespës nuk është e tillë. E karakterizojmë si të dëmshme, jo nga pikëpamja opozitare, por sepse me të vërtetë është. Kjo më u tregua nga gjoja revizioni i Kushtetutës në Shkup, që në fund, e bën edhe më problematike marrëveshjen edhe ashtu të dëmshme. Marrëveshja nga Prespa nuk u shërben interesave kombëtare dhe për këtë shkak nuk e mbyll frontin”, thotë përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re.

Loading...