EJUP BERISHA

Miratimi i ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike në Republikën e Maqedonisë nuk na qenka prioritet i Bashkimit Europjan,këtë qëndrim e ka shprehur para disa ditëve Eurokomisari për Zgjërimin e Bashkimit Europjan Johanes Han. Ky ka thënë se proiritetet që i ka Maqedonia tani janë disa të tjera që sipas tij janë më të rëndësishme prandaj e tërë energjia në Republikën e Maqedonisë duhet të përqëndrohet në realizimin e këtyre prioriteteve, ndërsa gjuha shqipe duhet të pres edhe pak. Askush nga shqiptarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë nuk doli që ta pyes Z.Han se pse nuk na qenka prioritet miratimi i Ligjit për përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike në vend apo edhe shkurt ti kundërpërgjigjet përfaqësuesit të lartë të Komisionit Europjan se miratimi i një ligji të tillë edhe pse nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe ashtu siç duan shqiptarët ky është shumë i rëndësishëm nëse jo për BE-në apo edhe për palën maqedonase por i njëjti është prioritet shumë i lartë për ne shqiptarët që jetojmë këtu. As politikanëve shqiptar që janë të obliguar që ta thonë një gjë të tillë nuk po u shkon as ndërmend që ti kundërërgjigjen jo vetëm Hanit por edhe Kryetarit të Komisionit Europjan Jean Claude Juncker apo dhe Komisarëve tjerë të BE-së tu thonë se ligji i gjuhëve ndoshta për momentin nuk është prioritet për BE-në por është prioritet për popullatën shqiptare në Republikën e Maqedonisë edhe pse do të përsëris se ky ligj nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe. Ndërsa BE-në duhet përkujtuar se ishte edhe vetë garantuese për idenë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në RM në vitin 2001,dhe atë përmes vënies së nëshkrimit nga përfaqsuesi i atëhershëm i saj në Dokumentin politik që atëher ishte shumë i rëndësishëm ndërsa tani i njëjti është shumë i devalvuar e që njihet si Marrëveshje e Ohrit. Nëse BE ka kohë të pres që të bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe këtu te ne atëher ne shqiptarët duhet t’ia bëjmë me dije jo vetëm Europës por edhe botës se ne nuk kemi më as kohë e as nerva për të pritur që një gjë e tillë që ne na takon me Kushtetutë ne duam që të bëhet tani dhe kjo të mbyllet njëher e përgjithmonë si qështje kontestuese. Nuk e kuptoj se pse Bashkimi Europjan është kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe kur vetë në kuadër të Bashkimit Europjan fliten disa gjuhë të njohura që njëherësh janë edhe gjuhë zyrtare në kuadër të BE-së. Ndërsa disa shtete janë edhe autore të disa dokumenteve shumë të rëndësishme ndërkombëtare që njihen si Deklarata jo vetëm për respektimin,mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por në to flitet edhe për nevojën për përparimin e këtyre të drejtave dhe lirive njerëzore. Kërkoj ndjesë që futem në debat të tillë me Bashkimin Europjan lidhur me këtë qështje, pasiqë jamë shumë i vetëdijshëm se ne kemi përfaqsues legjitim në politikë të cilët janë të paguar që të flasin jo vetëm në emrin tim por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve për këtë temë me përfaqësuesit e lartë të BE-së, por si duket edhe këta kanë prioritete tjera më të rëndësishme individuale dhe grupore dhe nuk e kanë prioritet aq të rëndësishëm zyrtarizimin e gjuhës shqipe që njëherësh është edhe gjuhë e tyre amëtare. Nuk është vështirë të hyet në debat me BE-në për qështje të tilla sepse Bashkimi Europjan e favorizon dialogun, tolerancën dhe mirkuptimin për të gjitha qështjet si parime bazë të idesë për formimin e saj. Debatin me Bashkimin Europjan do ta filloj me pyetjen se pse ajo e kundërshton një kërkesë apo nevojë të kahmotshme të shqiptarëve siç është zyrtarizimi i gjuhës shqipe në R.M kur shqiptarët e kanë shprehur përkrahjen e parezervë të tyre ndaj Bashkimit Europjan dhe ndaj vlerave që i promovon ajo. Prandaj BE-së do të mundohem ti argumentoj se të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë e duan anëtarësimin e vendit tonë në gjirin e saj por edhe kanë nevojë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Përpos siç thashë më lartë të elitave politike shqiptare në pushtet të cilat këtë temë e trajtojnë si mundësi për të përfituar sa më shumë që është e mundur politikisht duke e stërzgjatur afatin për arritjen e këtij objektivi. Prandaj në vend të zyrtarizimit të gjuhës shqipe këta shkojnë në varijantin për miratimin e Ligjit për përparimin e përdorimit të saj. Kjo duket se është tentim i tyre që përmes një qështjeje të tillë që të përfitojnë politikisht më shumë se një herë. Kjo i ngjanë një tregimi me një Avokat i cili zgjidhjen e një kontesti juridik pronësor e kishte stërzgjatur tre dekada. Kontesti kishte të bënte rreth një prone apo rreth qështjes se kujt i takon një pemë. Ky Avokat kishte taktizuar kaq gjatë që ta zgjidh këtë kontest derisa një ditë të njëjtin nuk e kishte zgjidhur i biri i tij për një kohë shumë të shkurtër sepse edhe ky ishte bërë vetë Avokat ndërsa lëndën ia kishte besuar babai i tij. Një ditë Avokati i ri i biri e njohton Avokatin plak babain e tij se e ka zgjidhur atë kontestin me pemën shumë shpejtë dhe i kishte sqaruar se nuk e kishte kuptuar se pse zgjidhja e tij ishte stërzgjatur kaq gjatë nga ana e babait të tij. Avokati plak i kishte thënë hë more birë po unë përmes moszgjidhjes së kontestit të asaj peme shpejtë të kam rritur ty duke ti mundësuar të gjitha të mirat dhe përfitimet që i ka gëzuar sa ke qenë fëmijë dhe i ri por edhe përfitimet e tjera për familjen në përgjithësi. Si duket edhe qasja e Partive politike shqiptare rreth qështjes së zyrtarizimit të gjuhës shqipe po duket se është e ngjashme me qasjen e Avokatit plak rreth (mos) zgjidhjes së kontestit të pronësisë së pemës . Pra edhe politikanët shqiptar këtu si duket duan që fëmijët e tyre ti rrisin me të gjitha të mirat përmes shtyerjes sa më gjatë që është e mundur të qështjeve që na tangojnë neve shqiptarëve siç është edhe rasti i zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Ndoshta këta kanë planifikuar që mos tu mungoj asgjë jo vetëmse fëmijëve por edhe nipërve dhe mbesave të tyre gjatë pesëdhjet viteve të ardhëshme.Prandaj mendoj se nëse nuk ndryshon kjo qasje e tyre edhe gjatë kohë nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe në vendin tonë.

Loading...