Kuotat, me pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës

Halim Hyseni ka lansuar alarmin se politikat që aplikohen me rastin e regjistrimit të studentëve të rinj përbëjnë një atak për shtetin e Kosovës. Kuotat e regjistrimit, sipas tij, garantojnë paperspektivë për të rinjtë dhe degradojnë akoma më shumë cilësinë në universitete e kolegje.

Hyseni është ekspert i arsimit dhe prej disa vjetësh drejton Qendrën për Avancimin e Performancës në Arsim.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka thënë se me këto kuota mashtrohen të rinjtë e Kosovës, duke u hapur atyre shpresa joreale.

Kjo, pasi ka konsideruar se pas diplomimit pjesa më e madhe e tyre nuk do të mund të konkurrojnë as në tregun vendor e as në atë ndërkombëtar, ngaqë ka vlerësuar se sistemi arsimor nuk i pajis me atë nivel kompetence, sa për t’i bërë konkurrentë të denjë në tregun e punës.

Gjatë kësaj interviste Hyseni ka shtruar nevojën e fuqizimit të sistemit arsimor profesional. Po kështu, edhe të fuqizimit të komponentit edukativ, krahas atij arsimor.

Loading...