Kupa e Maqedonisë sjellë befasi të mëdha, eliminohen Shkupi dhe Renova

hkupi dhe Renova janë eliminuar nga Kupa e Maqedonisë, pasi u mundën gjegjësisht nga Kit Go dhe Tikveshi. Ekipi i Kit Go i cili këtë vit debuton në Ligën e Dytë të Maqedonisë – Lindje ka bërë senzacion duke mundur Shkupin me rezultatin 2:0, ndërsa të njëjtin fat e kishin edhe “Xhepçishtasit” duke u mposhtur me rezultatin 2:1 nga Tikveshi.

Biletë për në fazën e radhës ka siguruar Vardari, pasi mposhti ekipin e Vardar Forinës me shifrat 4:0. Për ish-kampionët e Maqedonisë shënuan 2 herë Maksimov dhe nga njëherë Antovski dhe Popzllatanov. Ashtu edhe siç pritej avanson më tej Rabotniçki pasi triumfoi ndaj Fortunës me rezultatin e thellë 6:0, ndërsa biletë për në fazën e radhës siguroi edhe Sileksi duke fituar Bratsvo-Vllaznimin me shifrat 7:0. Boreci eliminohet me rezultatin 0:1 nga Korabi, ndërsa Akademia Pandevi vazhdon tutje, pasi mundi Llabunishtën me shifrat 3:1. Ndërkohë takimi Shkëndija – Kozhufi do të luhet me 5 shtator, ndërsa Struga – Pobeda do të zhvillohet më 29 gusht. /shenja/

Loading...