Me largimin e pritshëm të Julen Lopetegui, Antonio Conte duket si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit. Në fakt, nga kryeqyteti spanjoll flitet se trajneri italian mund të paraqitet që këtë të hënë, por duhet parë çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Ish-trajneri i Chelsea e ka shprehur tashmë admirimin e tij për Real Madridin në të kaluarën. Ishte viti 2013, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit, në “Santiago Bernabéu”. “Real Madridi sot përfaqëson maksimumin, që mund të arrihet në nivel futbolli, – tha asokohe Conte, pa e ditur se vitet e ardhshme do të ishte shumë afër mundësisë për ta trajnuar ekipin e bardhë. – Real Madridi ka një strukturë për të fituar gjithçka”.

Përveç kësaj, ne duhet të kujtojmë se Sergio Ramos tha pas humbjes së ditës së djeshme (5-1) në “Camp Nou” se “respekti nuk imponohet, por duhet ta fitoni”. Një mesazh i qartë për Antonio Conte, metodat e punës së të cilit, rreptësia dhe raporti që ndërton me lojtarët, duket se nuk pëlqehen në “Santiago Bernabeu”. Këto gjëra ishin ato, që e shkarkuan italianin nga stoli i Chelsea, verën e këtij viti.

Loading...