Me dedikim:

Kur mungon vullneti POLITIK, padyshim se sfidat për drejtësi dhe barazi do të vazhdojnë në forma të NDRYSHME.

Është e vërtetë se më 2001-in Kryengritja e hapi kushtetutën dhe është diçka tjetër sesi dhe çka u inkorporua në ato ndryshime. Po edhe vullneti politik i mandatarit dhe një numri solid të votuesëve në referendum lidhur me marrëveshjen e Prespës , e bënë që faktori ndërkombëtarë të bëjë ,,luftën,, e trusnisë diplomatike për hapjen përsëri të kushtetutës.

Por , cilido eksponent i partisë në pushtet duhet ta dijë se edhe profilet në rrjetet sociale janë një formë për të bërë trusni mediatike për vetëdijesimin e lidershipeve se është momentumi politik, diçka plus marrëveshjes së Prespës të ndryshohet. Aq më tepër kur e drejta dhe argumentet janë në anën e profileve që po theksohen dhe kuptohet të shqiptarëve në përgjithësi.

Madje edhe sikur të mos bëjë gjë ,një fushatë e tillë në rrjetet sociale, ajo mund ta përgjysmojë akoma BDI-në kokëfortë dhe oportune. Dhe thjesht kjo fushatë mund ta etablojë fuqinë e KONTESTIMIT të ndryshimeve për mënyrën e njëanëshme dhe supremacionin e vazhdueshëm statusorë të maqedonasve kundruall shtetit të përbashkët. Duhet ta kenë para syshë se kontestimi-mosvotimi i kushtetutës më 1991 ishte burimi në bazë së cilës shpërtheu kryengritja dhe u hap kushtetuta.
Ajo çka është më indikativë, eksponentët duhet të përgjigjen me sa vijon :

PSE nuk u bë luftë kur Bdi dha pëlqim për ndryshimet kushtetuese që u hapën dhe u proceduan deri në fund-mbeti vetëm akti i votimit përfundimtarë të 7 amendamenteve, në vitin 2014 ?

Falë tre a katër deputetëve të Bdi-së të cilët atë botë theksuan se nuk mbështesim këto amendime sepse u shmangë mundësia që në këtë hapje të shqyrtohen edhe çështja e disa të drejtave që tangojnë shqiptarët .

Pra kur mungon vullneti politik,padyshim se sfidat për drejtësi dhe barazi do të vazhdojnë në forma të ndryshme .
(Qenan Aliu)

Loading...