A do të flasë tryeza e restoranteve evropiane dhe botërore edhe “shqip” përmes specialiteteve shqiptare, apo do të mbetemi edhe më tej në margjina të kulinarisë evropiane, ishte tema e debatit të radhës në InBox-in Debativ, temë që na shkëputi pak prej “kuzhinave” politike, për të debatuar për kuzhinën reale. Mirëpo me rëndësi është se sikurse në politikë, diçka po zihet! Ndiqeni emisionin e plotë, ku mysafirë tanë ishin bartësit e idesë për unifikim të kuzhinës shqiptare, kampionët e kuzhinës Faruk Neziri nga Gostivari dhe Sokol Prenga nga Shqipëria, si dhe biznesmeni Nagip Ibrahimi i cili pa rezervë po e përkrahë këtë projekt. I ftuar në këtë emision ishte edhe mjeshtri i kuzhinës Përparim Babalija, i cili nuk mundi të prezantojë për shkaqe objektive.Emisionin mund ta shikoni në këtë link. /LajmTV/

 

 

 

Loading...