Kur ëndërra bëhet realitet, Ramushi bëhet kryeministër e unë ndoshta president

Shkruan EJUP BERISHA

Ramush Haradinaj një mbrëmje ra në gjumë të flej me gruan e tij me Anitën kuptohet, ky e pa një ëndërr se është bërë Kryeministër dhe të nesërmen filloi të uluris me të madhe Dua të bëhem Kryeministër dua të bëhem kryeministër i Kosovës dhe pas një viti të tërë op Ramushi u bë Kryeministër. Z. Haradinaj Urime postin e Kryeministrit pac suksese dhe mbarësi gjat ushtrimit të këtij posti shumë të rëndësishëm egzekutiv shtetëror. Derisa ne i urojmë Z.Kryeministër për realizimin e ëndrrës kundërshtarët e tij kanë filluar ta mallkojnë duke thënë ishalla bie shumë shpejt Qeveria mbahen zgjedhje të reja dhe bashk me të bie edhe Ramushi.Duke e pasur parasyshë shumicën e vogël të votave që i ka kjo Qeveri e re e Kosovës në Kuvend nuk është qudi që pas një viti në Kosovë të fillojnë përgatitjet për zgjedhje të reja të parakohëshme gjë që është bërë praktikë shumë e shpeshtë në shtetet e Ballkanit.Sot të paktën nuk ka Qeveri në rajon që nuk ka jetë të shkurtër posht lartë as dy vite të plota mandat. Jo rastësisht para katër vitesh e pata shkruar një kolumnë të cilën e kamë titulluar Çdo gjashtë muaj zgjedhje për faktin se Qeveria te ne organizonte shumë shpesh zgjedhje.Dhe si duket kamë pasur plotësisht të drejtë sepse duke i hequr poshtë lartë tre katër muaj të festimit të fitores dhe realizimin e aktiviteteve për formimin e institucioneve shtetërore dhe dy tre muaj parapërgatitjet para mbajtjes së zgjedhjeve Qeverisë realisht i mbetnin vetëm gjashtë muaj mandat efektiv sepse Kryetari i partisë më të madhe politike dhe njëherësh Kryeministër i vendit kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të shpeshta.Un e di që jo vetëm Kryeministrit të ri të Kosovës por edhe të gjithë kryemnistrave të rajonit ua dëmton timpanin e veshit fjala zgjedhje të parakohëshme por skam qtu bëj sepse nëse paraqitet nevoja dhe krijohen rrethanat politike për mbajtjen e tyre ato edhe do të mbahen deshti apo nuk deshti Ramushi apo edhe kolegët e tij të tjerë të rajonit. Edhe unë para tetë muajve u zgjova nga gjumi kuptohet i vetëm se nuk jamë i martuar dhe për dallim prej Ranushit un nuk pashë ndonjë ëndërr por fillova të nesërmen si ky të uluris Dua të bëhem President shteti, dua të bëhem President Republike. Dëshirat janë dëshira por mundësitë janë ato që e mundësojnë realizimin jo vetëm dëshirave por edhe ambicjeve të njerëzve.Kryeministrin e Kosovë Z.Ramush Haradinaj e informoj se këtyre ditëve do ta vizitoj me qëllim që të më jep instrukcione dhe këshilla se si un personalisht ta realizoj ëndrrën apo ambicien time që të bëhem President shteti. A e dini pse sepse tregimi i tij dhe i imi janë gati të ngjashëm këtu vetëm ambicja dallon pasiqë Z Haradinaj kishte dëshirë të bëhet Kryeministër ndërsa un dua të bëhem President shteti. Z Haradinaj pak para meje shprehu dëshirën e flakët dhe ja arriti që të bëhet Kryeministër ndërsa menjëher pas tij un shpreha dëshirën që të bëhem President shteti dhe prej tij dua ta mësoj rrugën por edhe mënyrën se si tia arrijë qëllimit final e të bëhem i pari i shtetit. E di që do ti pengoj Z. Kryeministër sepse Agjenda e tijë është shumë e ngarkuar me kryerjen e obligimeve shtetërore por e di edhe një gjë se tani Z.Haradinaj është në fillim të mandatit dhe nga gëzimi i madh që e ka kapluar tani për tani ai do të ndaj kohë që të takohet edhe me mua. E unë nuk jamë i interesuar që ti marrë shumë kohë e ta pengoj atë por po qe i sinçertë ai do të mi tregoj shpejtë mënyrat dhe rrugët për ta realizuar ambicjen time të madhe politike që të bëhem President Republike. Në jetën e përditshme disa individ mësojnë ngadal e disa shumë shpejtë mua ma merr mendja dhe jamë optimist se do të mësoj shumë shpejtë nga Z Ramush se si të bëhem President dhë premtoj se do të kthehem shpejtë këtu në vendin tim e do ta liroj atë që ta vazhdon punën e tij të Kryeministrit. Edhe pse ne këtu në Maqedoni kemi mënyrë tjetër të zgjedhjes së Presidentit për dallim prej mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës unë sërish jam i gatshëm ta dëgjoj Z Haradinaj apo prej tij ta mësoj formulën se si të bëhem President Republike. Ndërsa sa i përket zgjedhjes së Presidntit ai te ne zgjidhet në zgjedhje direkte nga ana e qytetarëve votues e atje në Kosovë Presidentin e zgjedhin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Z. Haradinaj do të mundohem ta pyes për qështjen e arritjes së realizimit të qëllimit final timin të bazuar në metoda dhe veprime që i ka bërë vetë ai pasiqë ato rezultuan me shumë sukses. Apo më konkretisht po pati mundësi të më shpjegoj se qfar rituali ka përdorur ai pasiqë shumë shpejtë iu plotësua dëshira që të bëhet dhe ai me të vërtetë u bë Shefi i Organit më të lartë egzekutiv Qeverisë së Republikës së Kosovës. Atë dua ta pyes se ndoshta mos vallë un do ta kemë të vështirë të bëhem President sepse jamë i pamartuar dhe ndoshta është më mirë të jemë i martuar sepse ka gjasa që ai ka pasur mundësi më të mëdha të bëhet Kryeministër sepse është i martuar.Edhe pse disa njerëzve gratë u sjellin më shumë fat e disave më pak Psh Anita Ramushit i ka sjelllur më shumë fat. Këtu gjithashtu ndoshta un duhet ta bëj hapin e madh dhe të martohem.Ndërsa pas kthimit nga vizita ime në Republikën e Kosovës dhe takimeve që do ti kemë me Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës un do ti filloj përgatitjet e mija për të marrë pjesë në Zgjedhjet e rregullta Presidenciale që do të mbahen në vitin 2019 në Republikën e Maqedonisë. Për ralizimin e ambicjes time që të bëhem President Republike un do ta kërkoj edhe mbështetjen e qytetarëve votues të vendit sepse këta janë faktori më i rëndësishëm që do të vendos se kujt do tia besojnë timonin e Presidentit në pesë vitet a ardhëshme.Deri atëher un do ti vazhdoj kontaktet e mija me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z Ramush Haradinaj por edhe me mësuesen B.B nga fsh S i GV që të martohemi sepse do të bëhem Person shumë i rëndësishëm në shtet apo President Republike.

Loading...