Kur humbet besueshmëria në politikë e domosdoshme është Lamtumira

Ejup Berisha

Politika eshte qeshtje besueshmerie.Njerezit ua besojne disa individëve apo një numri të caktuar të njerëzve pushtetin prandaj edhe ata qeverisin apo udhëheqin me pushtetin e me këtë edhe me shtetin.Dhe kur këta të fundit e humbin besimin duhet braktisur pushtetin por jo edhe shtetin, pra këta vetëmse duhet të përshëndeten me pushtetin dhe politikën. Kështuqë askush nuk ka të drejtë që këta ti dëboj nga shteti edhe po u humb besueshmëria plotësisht te ta.Por nga pushteti secili individ mund ta kërkoj largimin e një politikani apo të një grupacioni të caktuar njerëzish të angazhuar në politikë sepse këta pastaj janë pengesë për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë dhe shtetit.

Prandaj në periudha të caktuara kohore është mire për shëndetin e demokracisë dhe të politikës së një shteti që të bëhet ndryshimi i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Në fundvitet e tetëdhjeta të shelullit të kaluar në Gjermani në pushtet ishte Partia politike Unioni Krishter Demokrat apo e njohur me shkurtesën CDU.Ndërsa Qeverinë në atë kohë e udhëhiqte Kryeministri apo Kancelari gjerman Helmut Kol.Ky njeri për një periudhë të caktuar e udhëhoqi shumë mirë pushtetin dhe me zotësinë aftësitë dhe veprimet e tija e përparoi dukshëm kombin dhe shtetin gjerman gatise në të gjitha sferat. Për Helmut Kolin bile mund lirisht të thuhet se ky e bëri edhe Historinë në Gjermani,këtë ky e bëri me aktin e bashkimit territorial dhe kombëtar të dy Gjermanive të ndara në dysh pas luftës së dytë botërore.Kjo ishte një vepër madhështore kombëtare e bërë atëher që Ia rriti namin apo famën jo vetëmse Kancelarit të atëhershëm Gjerman por dhe Qeverisë së tij.

Por ajo që është shumë me rëndësi Kol nuk e morri guximin që vetëm për vete ta përvetsoj këtë vepër madhështore dhe meritat tia përshkruaj vetëmse vetes. Por Kol tha se kjo është vepër e çdo qytetari gjerman.Pra edhe ky mund të thoshte O popull ja un e bëra bashkimin dhe tani un do të duhet të udhëheq me ju deri në frymëmarrjen e fundit timen. Por meqë ishte njeri i ngritur moralisht dhe i edukuar në frymën gjermane ky se bëri këtë por thjesht tha bashkimin e bëmë të gjithë ne si gjerman. Dhe a e dini se pse Kol nuk e tha këtë se ky nuk ishte ballkanas që të mundohet ti përvetësoj vetëm për vete të bërat dhe të pabërat por ishte gjerman që konsideronte se e ka për borxh ti ndihmoj popullit të vet që të bashkohet. Por Kol menjëher pas kësaj vepre madhështore bëri një veprim të pahijshëm dhe të shëmtuar pra ky bëri keqpërdorimin në mënyrë të kundërligjshme të disa fondeve shtetërore dhe atë për financimin e fushatës parazgjedhore të Partisë së tij UKD apo CDU. Dhe çfar ndodhi pas kësaj ky menjëher e humbi postin politik apo më sakt e humbi besueshmërinë te populli gjerman dhe u desht të tërhiqet nga politika.Për ata që se dine Kol bëri keqpërdorimin e gjithsej vetëmse pesqindmijë markave të atëhershme gjermane që për Gjermaninë në aspekt ekonomik nuk ishte ndonjë shumë e madhe apo nuk mund të ishte ndonjë humbje e madhe financiare.Por ajo që e humbi populli gjerman te Helmut Koli dhe Qeveria e tij ishte besimi dhe Kol pas kësaj u pajtua që ti humb të gjitha postet politike dhe shtetërore dhe u tërhoq tërësisht nga jeta politike.Dhe prej këtij akti nuk ndodhi asgjë tragjike në Gjermani, nuk u shemb shteti e as nuk u rrënua shoqëria gjermane por as nuk vdiq populli gjerman përpos që u bë ndryshimi që ishte një akt i pritshëm dhe shumë i arsyeshëm e i domosdoshëm sepse në Gjermani nuk logjikohet dhe nuk veprohet me emocione por me arsye.

Madhështia e Helmut Kolit ishte se e pranoi gabimin apo fajin dhe dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa ndonjë zhurmë të madhe iku nga politika. Askush në Gjermani nuk e vajtoi njeriun që e bëri hapin më të madh historik dhe i bashkoi kombin dhe shtetin, Kjo pra ishte vepra e dytë më e madhe markante pas të pares që e kishte bërë Bizmarku një shekull më pare duke i bashkuar principatat e ndara të shtetit të atëhershëm Prusisë apo teritorit që më vonë u quajt Gjermani. Pra Helmut Koli mund të quhet Bizmarku i dytë që bëri shumë për kombin e tij dhe tha Lamtumirë se shkova meqë ky e humbi më besimin apo legjitimitetin që ta udhëheq politikën e Partisë por edhe Politikën e shtetit të tij. Ndërsa populli Gjerman e gjeti menjëher zëvendësimin për të. Pse ndodhi kjo sepse popujt e mëdhej kanë krijuar kuadro të mjaftueshme të afta dhe të përgatitura për ta vazhduar zhvillimin dhe përparimin e shtetit.Gjë që nuk është karakteristikë e popujve të Ballkanit. Elitat politike këtu kur e humbin besueshmërinë apo edhe përkrahjen nuk tërhiqen asnjëher nga politika e as nga pushteti me pretendimet se po shkuan ata ska më kush e udhëheq popullin dhe se ky do të vdes po të mos jenë këta në politikë.Paramendoni se çfar arsyetimi absurd japin politikanët më të dështuar ballkanik për vetveten poqëse këta duhet të tërhiqen nga politika dhe pushteti.Këtë e përdorin edhe politikanët shqiptar këtu dhe gjetiu nëpër trojet shqiptare. Nuk e di a ju kujtohet se ne në sistemin e kaluar kishim vetëm një apo dy politikan shqiptar në institucione shteti dhe shumë pak njerëz të shkolluar në shoqëri dhe arritëm të mbetemi gjallë si komb e tani me më shumë parti e tre universitete paramendoni ne do të vdesim nëse dikush duhet të tërhiqet nga politika.

Njerëzit nuk vdesin kur u vdesin prindërit që janë shtyllat e shtëpisë dhe jetëve të fëmijëve të tyre e lere më kur duhet të tërhiqen nga politika njerëz apo struktura që janë të domosdoshme të tërhiqen sepse e kanë humbur besimin apo me fjalorin politiko-juridik e kanë humbur legjitimitetin që në jetën e përditshme njihet si humbje e përkrahjes. Prandaj edhe njëher tu rikujtoj politika është qështje besueshmërie po u humb kjo humbet edhe arsyeshmëria dhe domosdoshmëria e të ndenjurit në politikë të një individi apo edhe të strukturave të caktuara politike.

Loading...