Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë regjisori maqedonas Lubisha Georgievski, në moshën 81 vjeçare njofton drejtori i Teatrit dhe Dramës, Robert Veljanovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Geogrievski ne fillim te viteve ’90-ta u bë i njohur me deklaratat e tij kunder shqiptareve, te cilet i kishte kercenuar nga Tetova se do t’ua presë kthetrat. Mirepo kete premtim qe e kishte bere para elektoratit maqedonas ne Tetove, e per te cilin kishte marre shume duartrokitje, nuk arriti ta çoj në vend asnjehere as ai dhe as te tjeret qe mendonin dhe ende mendojne ngjashem, shkruan Gazeta Lajm.

Gjeorgjievski ishte i lindur në Manastir më vitin 1937, mirëpo ai gjatë kohë ka qenë edhe pjesë e politikës dhe kandidat për president shteti i VMRO-DPMNE-së në vitin 1994, ambasador në Bullgari dhe kryetar i parlamentit të Maqedonisë nga viti 2006-2008.

Loading...